Flash News

E-TJERA

Naftëtaret e Ballshit, një grua dërgohet në spital në ditën e 10-të të grevës

Naftëtaret e Ballshit, një grua dërgohet në spital në
Foto Ilustruese

Teksa ndodhen në ditën e 10-të të grevës së urisë, një nga gratë naftëtare në Ballsh është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se grevistja u dërgua më automjet privat në qendrën spitalore të Ballshit, teksa është detyruar të lërë grevën.

Ndërkohë, naftëtaret e tjera vijojnë grevën e urisë dhe të këmbëngulin për të marrë pagat e tyre, teksa deklarojnë se ”ose pagat ose vdesim”.

Kujtojmë që kryeministri Rama është shprehur i hapur për të biseduar me naftëtaret, teksa këta të fundit kanë kërkuar ngritjen e një grupi negociator për problemin e tyre.

Nga ana tjetër Rama ka bërë thirrje që naftëtarët të lënë grevën pasi kjo metodë nuk zgjidh hallin e tyre.

Të fundit