Flash News

E-TJERA

Nga Tahiri, Doshi, Dako... gazetari i rendit Ramës të gjithë bashkëpunëtorët problematikë: Nuk ka faj, shoqnia e keqe të prish

Nga Tahiri, Doshi, Dako... gazetari i rendit Ramës të gjithë

Gazetari Basir Çollaku ka ironizuar një nga çështjet më të përfolur të momentit, skandalin me ish zyrtarin e arrestuar të FBI, McGonigal dhe lidhja me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në Facebook, gazetari rendit të gjithë emrat e PS, ish-bashkëpunëtorë të Ramës ndër vite që patën probleme me ligjin, ndërsa ironizon duke thënë se Rama nuk ka faj pasi siç thotë dhe shprehja popullore: shoqnia e keqe te prish!

“Rama nuk ka faj..

Shoqnia e keqe te prish..

Tahiri, gjushi, rroshi, doshi, qifja, xhafa, teri, lala, beni, tigri, damiani, elisa, bela, linda, veliu, tao, veliaj, mimi, alqi, pastruesja, alda, dvorani, agaçi, bilali, charli, duçka, çunat problematikë....etj...

Çfaj ka ai..”, shkruan Çollaku.

Nga Tahiri, Doshi, Dako... gazetari i rendit Ramës të gjithë

Të fundit