Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
Një grup pensionistësh janë mbledhur sërish për të protestuar para Kryeministrisë.
Njëri prej tyre është shprehur se pensionistë nuk janë derra që të mashtrohen me një shportë, referuar këtu bonusit të fundvitit.
“Mua më ka dalë pensioni 171 mijë lekë të vjetra. Edhe 500 mijë lekë i kam të pamjaftueshme me këto çmime, kanë shkuar në stratosferë. Kryeministri llogarit shportën. Vetë fjala shportë është fyese si nocion. Ne nuk jemi derra, pse duhet të na bëjnë me shportë. Përderisa i thua rinisë të derdhë kontribute për pensionet, është të tallesh. Bën autogol me këtë.
Bonusi është një mashtrim i madh. Është një turp dhe djallëzi. Si u formulua? Bonusi përbëhet nga bonusi i përcaktuar në buxhetin e kaluar dhe 24 milionë euro nga indeksimi. Indeksimin që nuk na e dha në tetor e bashkoi me bonusin në ligj dhe mashtron. Gënjen ata delet e partisë, mua më duhet sa fus në xhep”, u shpreh një prej pensionistëve.