Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Emocion për praninë e tij të mistershme
nga Visar Zhiti
Kur themi Atë Gjergj Fishta, janë bashkë e të pandara emri i Poetit me fjalën parake, të lashtë sa vetë shqipja, “Atë”/ baba, që tashmë kanë marrë kuptimin më madhor, forcën shpirtërore dhe sigurinë e Fjalës të Patriarkut të letrave shqipe, që i ngriti në lartësitë botërore të eposit, duke u bërë sa ndërgjegje, po aq dhe kushtrim i shqiptarizmës në shekullin XX, në fillimet e të cilit ribëhej shteti shqiptar, pas një pushtimi mbi 4 shekullor dhe copëtimeve të rënda të trojeve.
At’ Gergj Fishta duhej të tejkalonte dhe tri vdekjet e veta, atë të pas kalimit në amëshim, vrasjen e Emrit dhe të Veprës dhe të Varrit. Edhe vdekjen donin t’ia vrisnin, por Ai mori pavdekësinë.
Mund të thosha që u ringjall, por Ai ishte gjallë gjithmonë, djalli, armiqtë e Shqipërisë, kundërshtarët, s’e mposhtën dot. Mbetet triumfator. Me një lloj misteri përtej kritikës dhe harrimeve të qëllimta. At’ Gjergj Fishtës i ra barra të mbartte amanetet e kombit, kumtet e maleve tona si të mbetura në gojë shpellash, buzëve të plagëve të shekujve, duke u bërë dhe vetë zë i madh, me fuqitë hyjnore të Mujsit dhe të Halyllit (kupto: Muji dhe Halili). Mbarti kryqin e Krishtit dhe priu me gjuhën e popullit të tij kujtesën dhe ndërgjegjet.
At’ Gjergj Fishta u bë dhe vetë një legjendë moderne, ndërkohë ishte Poeti i gjallë, biblik, plot dije dhe urti, por që shungëllonte shqip si orteqet e maleve tona, onomatopeik dimrash e betejash e i lumenjve të gjakut. Akademik roman ndërkohë, që befas kthehej në lirik, me një romantizëm po aq dhe europian, Edhe dramaturg, prozator, mendimtar, kritik letrar, etj. Gjithmonë me një si zëmërim perëndish, që nga dashuria kristiane, si poet e kthen në satirë dashamirësë, ishte satiristi më i mirë në Ballkanin e kohës së tij, por që kumbon dhe sot aktual. Disa nga shpotitë e tij ngjajnë të porsa shkruara për ata që i kemi përreth dhe në krye
Átë Gjergj Fishta është veprimtari i lartë Kombëtar, patrioti i flaktë, deputeti në atdhe, opozitar dhe diplomati nëpër botë i çështjes shqiptare. Dhe nën pushtuesin, aspak bashkëpunëtor me të në dëm të vendit të tij, ai bëri politikanin e atdheut. Prift dhe poet. Me kryqin dhe Fjalën. I dekoruar dhe nga armiqtë për paqen që sillte. Ka të dhëna se është propozuar për çmimin “Nobel nga amerikanët.
At’ Gjergj Fishta është një fenomen në kuptimin metaforik, por dhe të zakonshëm, Ai u bë shumë i njohur qysh në gjallje, por dhe pas vdekjes, jo vetëm të tij, kur Shqipëria ishte në perandorinë komuniste, me diktaturën më të keqe të saj, ashtu varrprishur, me eshtrat e hedhur me një thes djalli në lumin Drin, Ai prapë gjallonte. Enciklopedia ruse dhe sllavët e Jugut e shikonin si rrezik dhe kundërshtar pasionant, por Ai ishte kundër shovinistëve sllave dhe kujdo, Europë qoftë, nëse ishin kundër atdheut të tij. Dhe At’ Gjergj Fishta vinte mistershëm. Më shumë se nga nëntoka, vinte nga Qielli, i vetëtimtë, me dritë të beftë, i pazhdukshëm ashtu si besimi, si me porosi nga Zoti.
Do sjell shembuj të thjeshtë, por me domethënie, sipas meje. Në festivalet folklorike, që bëheshin nën diktaturë, malësorët me lahutë këndonin me vargje të At’ Gjergj Fishtës, regjimi s’kuptonte gjë, se ato ishin bërë popullore, anonime. Poeti ia kishte kthyer borxhin popullit të vet duke arritur kështu atë që pak poetë e arrijnë në botë. Kur po binte diktatura dhe njerëzit guxonin të iknin, të takoshin, të shihnin Shqipërinë Jugë e Veri, për t’ju bashkuar protestave, kudo që bëheshin, në Shkodër, Tiranë, Kavajë, Lushnjë, Vlorë, Korçë, etj, në njërin nga autobuzët dikush kishte nisur të recitojë diçka nga “Lahuta e Malcis” e Atë Gjergj Fishtës, befas ndal, ndoshta pa diçka nga dritarja apo po mendonte gjë tjetër, por menjëherë të tjerët në autobus do ta vazhdonin recitimin, dukej sikur u krijua kori antik, njëri thoshte një varg, tjetri vargun tjetër… kështu kishte ndodhur gjithmonë me Atë Gjergj Fishtën nëpër popull, në teatër, në pllaja, në kuvende burrash, por dhe në burg.
Vepra e At Gjergj Fishtës është pjesë e Vargmaleve të Shqipërisë. Së bashku me pararendësin e tij, Naim Frashërin, që ai e adhuronte, të dy së bashku ata sikur bëjnë dy kokat e shqiponjës në Flamurin tonë.
* * *
…u bënë 80 vjet, që nga 30 nëntori i viti 1940, kur Atë Gjergj Fishta mbylli sytë përgjithmonë dhe mori udhën qiellore të amëshimit. Në tokë, me baltën që u hodh mbi të, u bënë statuja të tij. Më së fundi u ribë shtëpia e tij e lindjes në Fshatin Fishtë, e rrënuar si vetë kujtesa dhe ndërgjegjia jonë, u kthye në muze. Ai nuk është thjeshtë vlerë muzeale, por frymë Kombëtare. Shtëpia e Atë Gjergj Fishtës është në shpirtin e çdo shqiptari.
Besoj se Presidenca, Shteti, Parlamenti, këtë vit e kishin shpalur si Viti Atë Gjergj Fishtës, s’e di a kështu dëshiroj të ketë qenë, dhe akademitë, bibliotekat, ajo e Françeskanëve së pari në Shkodër, botuesit, media, shoqatat, grupet etj, e kanë përkujtuar me botime e konferenca, manifestime e homazhe. Kritika letrare, studiuesit, shkrimtarët, poetët, sidomos të rinjtë, personalitetet e larta të venditi e kanë thënë fjalën e tyre siç dhe do të thonë. Kështu besoj…
Ndërkaq, e di, më shumë është thënë dikur, nga më të shquarit e Kombit, nga personalitete të huaja, përkthyesit e tij në gjermanisht, italisht, anglisht, etj, etj.
Gurra fishtiane nuk shterr, Unë dhashë emocionin tim sot, pa asnjë pretendim, thjeshtë fola. Ardhurimin ndaj Atë Gjergj Fishtës e kemi dhe të trashëguar, nga etërit. Babi im, që kur isha fëmijë, e kutoj që na recitonte vargje nga Naimi dhe nga Fishta, atëhere kur Ai ishte i ndaluar. Ja, pos jell një strofë nga poemat e tij botuar postume. Piktori Guljelm Mosi, i frymëzuar, kompozia dhe një tablo, im atë në takimin me Atë Gjergj Fishtën.
Edhe unë kam shkruar poezi për Fishtën dhe në burg, edhe më pas, edhe në gegnisht. Të rinj dhe studentë sot e studiojnë, mbrojnë diplomat me tema për të. Kështu besoj. Dhe desha të thosha, që megjithatë, edhe kur nuk e dëgjojmë, zemra e At’ Gjergj Fishtës rreh mistershëm si zemër e popullit.
POEZITË TONA PËR POETIN
HEKURAN ZHITI
(Është quajtur dhe “Gjergj Fishta i Toskërisë” për poemat e tij dhe satirën..
Një strofë nga libri “Kryengritje shqiptare në parajsë”, shkruar në vitet 1943-44, vënë në skenë në ato vite, së pari në Berat, ku jetonte autori...):
Gjergj Fishta
(del nga një altar mermeri)
“Edhe hana do ta dije, edhe dielli do t’ket pa,
Se përqark kësaj rrokullie si Shqipnia’i vend nuk ka!
……….…………………………..
Atje lejnë, po, Toskë e Gegë, /si dy rreze n’flakë, t’një dielli:
Si dy rrufe që shkojnë tue djegë,/kur shkrep reja nalt prej qielli.”
………………………………………….
Jehona e Fishtës
Zani m’dridhet nga dashnia,
dridhen kryqat n’vorret tona.
Po s’u ba paradis Shqipnia,
nga Qielli do zbresin me jehona…
VISAR ZHITI
(Nga libri me poezitë e burgut “Hedh një kafkë te këmbët tuaja”)
DY VARRE PESËQIND VJET LARG NJËRI-TJETRIT
Përsëri erdhën nga larg, nga shkretëtirat. Kaluan
malin e fundit. Panë detin e madh, të huaj.
Si llahtarí të kaltër, harbonjëse shtynte dallgët,
si gjokset lakuriqe të grave të haremeve. Ja çadra e tyre si trëndafil mes mijëra çadrave ushtarake, mes topave dhe kuajve nën rrapëllimën e daulleve dhe kazanëve, nën emblemat absurde. Pluhur i para pesëqind vjetëve. Atje poshtë ishte qyteti i vogël, i pushtuar. Kisha dhe varri i Gjergj Kastriotit, i xhindit, që xhindosi Sovranin e madh. Do të suleshin ata, gjithmonë ata, të njëjtët ata, do të shkulnin pllakën e rëndë të varrit, do të nxirrnin eshtrat e heroit si eshtrat e vetë kombit. Pastaj do t’i thyenin, copa-copa, eshtrat me baltë, të gjata sa shpatat. Do të thyenin kafkën si kubenë e qiellit.
Të çmendur dhe makabër. Nga një copë kockë si hajmali do të varnin në qafë ushtarët për të pasur fat nëpër betejat si armiku i tyre i madh. Pesëqind vjet më parë, kur dhe varret tani janë varrosur në harresë. Ra nata. Nata e kombit. Me heroizma si me gërmadha, pa skelete heronjsh.Nata me britma robërish që digjeshin si pishtarë. Pesëqind vjet natë ballkanike. Frutat e pemëve ashtu si buka s’kishin shije. Rrënjët thithnin gjak të turbullt, të përzier.
Nëpër tokë kalbeshin trupa barbarësh dhe dezertorësh, bejtexhinjsh dhe devesh, spiunësh e kuzhinierësh të paqes më të kuqe se lufta. Njeriu binte e malet bëheshin më të lartë nga kufomat. Malet u mbushën me partizanët e luftës më të fundit të botës, plot si me pyje. Gërmadhë u bë mishi i historisë dhe ne kujtuam se erdhën ditë të reja. Besuam tek urat. Besuam që deti u bë e dashura e të gjithëve si liria. Kështu thoshin këngët. Pastaj, ah, pastaj kur u hap tymi i betejave, nëpër pellgje pamë pasqyrimin e sundimtarëve të ikur, të sundimtarëve tanë që na udhëhoqën, u përzjehej pasqyrimi nëpër pellgje, binin si pluhuri i pushtuesve të para pesëqind viteve.
Na merreshin mendtë si këmbët. Dhe u sulëm ne, vetë ne, jo pushtuesit, te kishat tona. Thyem kryqin e megjithatë nuk shpëtuam dot nga udhëkryqi ynë. Në një tjetër kishë gjetëm skeletin e Gjergjit... jo, jo të Kastriotit... të Gjergj Fishtës, më të madhit rapsod të shekullit njëzet, e fundmja lahutë e botës. Në zjarr i kishim hedhur librat e tij. O Zot! Jo, jo, nuk do t’ju them që pushtuesit anadollakë na vodhën skeletin e kryetrimit dhe ne, vetë ne, me duart tona, ditën me diell, humbëm skeletin e poetit, (s’ua ndamë letrarëve të rinj si copa hajmalish kockat e tij), e hodhëm në lumë. Në lumin që vinte nga sllavët. Me brinjët e poetit mund të bëhen lira të bukura.
Spaç, 14 janar 1983
(Është botuar dhe në numrin e parë të revistës “Hylli i Dritës”, kur nisi të ridalë pas rënies së diltaturës... është përkthyer dhe italisht nga poetja arbëreshe Cate Zuccaro dhe është lexuar dhe në kishën San Atanasio në Romë, etj, )
SHKODËR, (RI)VARRIMI I GJERGJ FISHTËS
(Nga libri me poezi “Thesaret e frikës)
N’varrin e shembun dhe t’harruem u gjetën
copra kocash, mbetun nga mëkati i pakalbun.
Çka mund t’bahet me to, o At’, veçse skeleti i dorës,
që mbi dhė ka shkrue eposin e vdekun të t’gjallëve
e nan dhė eposin e gjallë të t’vdekunve? Baj kryq
dhe dora m’zhvishet, bien mishi, m’bahet skelet
si dora jote e kombit. E mbushim me zanin tand si
shpatën me millin. Se e gdhendëm drunin e fatit tonë.
Ranë bujashka fjalësh n’varrin që s’do të vdesi ma.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38