Flash News

E-TJERA

Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë Konventë për eleminimin e tatimit të dyfishtë mbi të ardhurat, kush përfiton

Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë Konventë për
Bardhyl Cenaj dhe Gabi Ashkenazi

Shqipëria dhe Izraeli kanë nënshkruar një Konventë për eleminimin e tatimit të dyfishtë mbi të ardhurat. Kjo Konventë do të zbatohet për personat që janë rezidentë në njërin ose në të dyja shtetet kontraktuese. Marrëveshja u nënshkrua nga ambasadori i Shqipërisë Bardhyl Cenaj dhe ministri i Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi.

"Për qëllimet e kësaj Konvente, të ardhurat e gjeneruara nga ose nëpërmjet një subjekti ose marrëveshjeje, e cila trajtohet si plotësisht apo pjesërisht transparente nga pikëpamja tatimore sipas ligjit për tatimet të secilit shtet kontraktues, konsiderohen si të ardhurat e një rezidenti të një shteti kontraktues, por vetëm deri në masën që këto të ardhura trajtohen për qëllimet e tatimit nga ai shtet, si të ardhura të një rezidenti të atij shteti ", thuhet në njoftimin zyrtar.

Të fundit