Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shteti shqiptar “i zhytur” në borxhe në Arbitrazh, 63% e humbjes i përket Becchettit

Në dy vite detyrimet faktike të shtetit shqiptar për shkak të humbjeve në arbitrazh janë rritur me plus me 66.37 milion euro të tjera pasi në 2020 detyrimet e akumuluara të njohura si fakt pra të pranuara nga vetë qeveria shqiptare ishin 109 485 296 Euro.
Në maj 2022 shteti shqiptar raporton dhe njeh zyrtarisht Detyrime si pasojë e çështjeve të humbura në arbitrazh në vlerën 175 857 595 Euro. Këto për shkak të 15 Arbitrazheve ku shteti ynë ka humbur me palë biznese. 63% e vlerës së humbur i përket çështjes së njohur si Becchetti.
Sipas të dhënave të marra nga Open Data, nga buxheti i shtetit për periudhën e referuar janë likuiduar rreth 18.2 milionë Euro shpenzime për mbrojtjen ligjore të Shtetit në procese arbitrazhi.

Përpos rasteve të finalizuara, ka edhe arbitrazhe të humbura të cilat përllogariten në vlerën 190 milionë.
Vetëm gjatë vitit 2022, janë finalizuar pesë gjykime ndërkombëtare arbitrazhi duke rritur detyrimet në buxhetin e shtetit.
1. Në 29 Mars 2023 është marrë vendimi final për çështjen Hydro srl dhe të tjerë kundër Shqipërisë (Çështja Becchetti) duke e ri konfirmuar edhe njëherë si fitues palën private ndaj shtetit shqiptar. Detyrimet e shtetit shqiptar për këtë çështje janë në vlerën 108.2 milion euro si dëmshpërblim i drejtpërdrejte ndaj Investitorit dhe 2.61 milionë euro si shpenzime administrative dhe ligjore të arbitrazhit. Deri në Maj 2023, shteti shqiptar ka paguar rreth 1.39 milionë euro, ndërsa detyrimi i mbetur për tu likuiduar është rreth 109.2 milionë euro.
2. Çështje tjetër e lidhur me Familjen Becchetti është ajo mes AlbaniaBeg Ambient sh.p.k, Construzioni srl, Angelo Novelli vs Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e cila është regjistruar në 7 Nëntor 2014. Objekti është në lidhje me projektin e prodhimit të energjisë përmes menaxhimit të mbetjeve. Shoqëria ka kërkuar dëmshpërblim nga shteti shqiptar për anulimin e kontratës për import dhe përpunim plehrash për përfitim energjie elektrike. Vendimi i parë nga Gjykata e Arbitrazhit në 20 Mars 2020 shpalli Shqipërinë fituese. Më pas AlbaniaBeg Ambient sh.p.k kundërshtoi vendimin pranë Gjykatës duke paraqitur edhe prova të reja, dhe si rrjedhojë në 6 Maj 2022, Gjykata e Arbitrazhit rrëzoi vendimin e 2020, duke shpallur fitues investitorin.
3. Një tjetër çështje e finalizuar është ajo e Hydro srl II vs Republika e Shqipërisë, e cila po ashtu lidhet me Familjen Becchetti. Çështja është regjistruar në ICSID në 2017 me paditës Hydro Srl dhe të paditur Republika e Shqipërisë. Objekti është në lidhje me projektin e prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe menaxhimit të mbetjeve. Në vendimin final datë 31 Maj 2022, Gjykata vendosi përfundimisht përfundimin e gjyqit, me fitues Republiken e Shqipërisë. Gjykata vendosi që Hydro SRL t’i paguajë Shqipërisë shumën prej 60 000 Euro sipas nenit 700 të Kodit të Procedurës Civile si dhe kostot e gjyqit. Për këtë çështje shteti shqiptar njeh vetëm shpenzimet ligjore në vlerën 491 mijë Euro, prej të cilave ka likuiduar rreth 96.3 mijë Euro.
4. Një tjetër vendim kundër shtetit shqiptar është për çështjen mes Investitorit JV Copri Construction Enterprises etj kunder Shtetit Shqiptar. Pavarësisht kërkesës së Shqipërisë për anulim të vendimit, Gjykata e Arbitrazhit rikonfirmoi edhe njëherë palën private si fituese më 31 Maj 2022. Pala paditëse nё kёtё rast JV Copri Construction Enterprises dhe tё tjerë, kanë ngritur pretendime mbi Kontratën pёr “Ndërtimin e Segmentit Rrugor Tiranë-Elbasan Nr. 1 dhe Nr.3.” Shpenzimet administrative dhe ligjore janë 691 000 Euro prej të cilave 541 400 Euro. Deri në Maj 2022, shteti ka likuiduar rreth 400 mijë Euro.
5. Çështja Arka Energy B.V vs Shqipёria, iniciuar më 18 Dhjetor 2020 nga kompania Arka Energy B.V, e cila ishte kompani pjesëmarrëse nё konsorciumin e shpallur fituese përmes njё procedure tenderi ndërkombëtare, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pёr ndërtimin e Parkut Fotovoltaik nё Akёrni nё vitin 2018. Kjo çështje është ndërprerë ne Korrik 2022, për shkak të mospagesës së paradhënieve të kërkuara në Rregulloren Administrative Financiare të ISCID 14(3)(d). Nga shteti shqiptar janë njohur vetëm shpenzimet ligjore për mbrojtjen me vlerë 1.9 milionë Euro.
6. Në vijim, çështja mes Bankers Petroleum Albania (BPAL) vs Albpetrol sh.a dhe ish Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë MIE. Kompania publike Albpetrol sh.a dhe ish MEI përfaqësuar nga AKBN kanë në zbatim marrëveshjen Hidrokarbure të lidhur me Bankers Petroleum Albania (BPAL) për zhvillimin dhe prodhimin e naftës në vendburimin Patos-Marinez. Gjatë zbatimit të marrëveshjes, Albpetrol sh.a dhe AKBN kanë ngritur pretendim për mosrespektim nga BPAL. Pretendimi konsiston në mos njohjen e 600 milionë USD nga Albpetrol dhe AKBN të disa kostove hidrokarbure të kryera nga BPAL, në kundërshtim me marrëveshjen hidrokarbure. Për këtë pretendim, BPAL, në shtator 2015 ka paraqitur kërkesë për arbitrazh ndërkombëtar të IÇ (International Chamber of Commerce) kundër MIE/AKBN dhe Albpetrol.

Nga buxheti i shtetit duhet tё paguhet edhe vlera prej 1 069 500 Euro pёr konfliktin ndërmjet Ministrisё sё Bujqёsisё dhe Zhvillimit Rural dhe kompanisё Valeria Italia s.r.l, vlerë e cila përfaqëson koston totale të shpenzimeve ligjore për avokatët dhe kostot fillestare të arbitrazhit. Deri nё Maj 2022 janë likuiduar nga shteti shqiptar 769 500 euro.
Shqipëria ka ende çështje të tjera të mbetura në Arbitrazh të cilat janë humbje për Buxhetin e Shtetit. Madje disa prej tyre mund të sjellin kosto shtesë pёr buxhetin e shtetit nёse Vendimi i Gjykatave Ndërkombëtare tё Arbitrazhit bёhet nё favor tё palës private.
Nё total detyrime potenciale qё mund tё materializohen nё kosto buxhetore shtesë janë 190 milion euro. Kjo vlerë pritet të jetë më e lartë për shkak të dy çështjeve të tjera të hapura në dy vitet e fundit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38