Flash News

E-TJERA

Shtyhet sërish seanca ndaj Llallës, shkaku

Shtyhet sërish seanca ndaj Llallës, shkaku
Adriatik Llalla

Është shtyrë sërish seanca ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e këtij të fundit dhe avokatit të tij. Mbrojtësi ligjor e kishte arsyetur mungesën se ishte i sëmurë, ndërsa Llalla nuk ka dhënë ndonjë arsye.

Seanca e radhës do të mbahet më 9 shtator. Apeli i GJKKO-së pritej që sot të jepte vendimin, nëse Llalla do të shkonte ose jo në burg. Edhe herën e kaluar seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit.

Llalla akuzohet për fshehje dhe mos deklarim të pasurisë. Gjykimi ndaj Llallës nisi nga fillimi në seancën e 16 prillit.

Të fundit