Flash News

E-TJERA

Vrasja e boksierit shqiptar në Gjermani, identifikohen dy autorët

Vrasja e boksierit shqiptar në Gjermani, identifikohen dy autorët

Boksieri shqiptar Besar Nimani u qëllua për vdekje me armë zjarri dy ditë më parë, në Biefeld të Gjermanisë.

Sipas mediave gjermane, dëshmitarët kanë raportuar në polici identitetet e autorëve të dyshuar që sipas tyre janë dy kurdë.

Të dyshuarit mund të jenë larguar jashtë vendit. Sipas vëllait të Nimanit, ka video të arratisjes së vrasësve. Vëllai raporton se Besar Nimani është kërcënuar vazhdimisht nga vëllezërit kurdë, ndaj edhe është përfshirë në një konflikt tre vjet më parë.

Nimani ishte pajisur me armë për të mbrojtur gruan dhe tre fëmijët e tij. Një vit më parë, Nimani u kap në kufirin austriak me pesë armë zjarri.

Të fundit