Flash News

E-TJERA

Vrasja e Hajdinit në Memaliaj, kapen babë e bir si bashkëpunëtorë, arratiset autori

Vrasja e Hajdinit në Memaliaj, kapen babë e bir si

Policia e Gjirokastrës arriti të vërtetojë me prova materiale, krimin që ndodhi 48 orë më parë në fshatin Zhapokikë 2 të Memaliajt.

Berti Kanushi dyshohet se ka kryer vrasjen e 72-vjeçarit Faik Hajdini për një gardh në territorin që kufizon banesat e tyre. Konfliktet nisën verbale dhe kulmuan me vrasjen e 72-vjeçarit me sëpatë.

Pas vrasjes, Berti Kanushi ka kërkuar ndihmën e Skënder dhe Bledar Hajdinit, at e bir, për ta hedhur trupin në humnerë dhe për ta fshehur vrasjen. Kjo i ka shndërruar ata në bashkëpunëtor në krim.

Policia e Gjirokastrës, përmes metodave speciale, ka arritur të zbulojë të gjithë dinamikën dhe autorësinë e krimit.

Pasi policia ka rënë në gjurmet e autorëve, Berti Kanushi është larguar nga vendi i krimit në drejtim të paditur dhe është shpallur në kërkim.

Të fundit