Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet/ PD prezanton programin, Basha: Do të përmbushim angazhimet e marra

Zgjedhjet/ PD prezanton programin, Basha: Do të përmbushim angazhimet
Lulzim Basha

Partia Demokratike ka prezantuar programin e saj për zgjedhjet. Kryetari Lulzim Basha tha se nuk do të premtojë, por do të realizojë angazhimet e marra. Ai tha se për këtë program punohet prej një kohe të gjatë.

Ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka dështuar ai se vendi ka nevojë për një qeveri që punon për qytetarët

“Kemi punuar me ekspertët me të mirë dhe me ndihmë nga ndërkombëtare. I kemi kushtuar këtij plani shumë kohë, pasi duam të sjellim para jush nj program që do ti shërbejë shqiptarëve dhe jo një partie. Ky program do ta cojë përpara Shqipërinë.

Jeni lodhur nga ata që iu premtojnë botën dhe nuk u japin asnjë. Kryeministri në ikje premtoi vende të reja pune, dhe rritje ekonomike, por kultura e premtimeve pa doganë do të marrë fund.

Nuk do premtoj gjëra që nuk mund të realizohen. Planet që do ju prezantojmë nuk janë premtime, po angazhime. Një kryeministër që nuk merr përsipër angazhimet e tij duhet të largohet.

Ka ardhur koha ta ndryshojmë Shqipërinë dhe të sjellin një qeveri qe punon për ta”, tha Basha.

Të fundit