Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Marksistët, komunistët, e majta, i kanë urryer gjithmonë argumentet morale.
Ata i kanë quajtur ato ‘idealiste’ dhe ‘të parëndësishme’, në një realitet ku zhvillimet politike dhe intelektuale përcaktohen nga forcat materiale. Idetë dhe teoritë etike për marksistët janë mjete për të arritur qëllimin.
Qëllimi i vërtetë i të gjithë komunistëve, të majtës dhe çdo lloj force politike që mendon se çdo zhvillim në shoqëri, në politikë, në jetën e njeriut dhe të një vendi përcaktohet nga forcat materiale, është vetëm pushteti. Ndryshe nga ç’predikojnë se, kinse, pushteti është mjet për arritjen e një qëllimi, për ndërtimin e nëj bote të re, për krijimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë, këto forca politike dhe njerëzit në to e shohin pushtetin si qëllim. Gjithë historia e deritanishme e tregon këtë.
Duke qenë kështu, për forca të tilla gjithçka është politikë, gjithçka mund të përdoret për politikë, gjithçka mund të përdoret për marrjen e pushtetit dhe për mbajtjen e pushtetit. Nuk ka asnjë kufi në këtë ngarendje. Asnjë argument moral nuk mund të përdoret për të ndalur këtë përdorim të gjithçkaje, asnjë argument moral nuk mund të jetë pengesë në këtë drejtim. Pa u zgjatur shumë në përmendjen e rasteve të pafundme në histori të përdorimit nga e majta të dhunës, të terrorit, vrasjeve apo atentateve, mashtrimeve dhe falsifikimeve, po shohim një aspekt tjetër të kësaj karakteristike të të majtës apo komunistëve të çfarëdo nuance.
Përdorimi i krizave është në të vërtetë pika, ku forca të tilla politike, politikanë që kanë qëllim të vetëm pushtetin, shfaqin më qartë përdorimin e pamoralshëm të gjithçkaje për politikë dhe për pushtet.
Kjo ka ndodhur me krizën në të cilën ndodhej Franca në prag të Revolucionit kur u sulmua Bastija; kjo ka ndodhur me krizën në Gjermani gjatë Republikës së Vajmarit e cila u përdor nga nazistët për të marrë pushtetin, kjo ka ndodhur me krizën në Itali para se të vinte Musolini etj., etj. Ka një moment shumë të poshtër në historinë parasovjetike të Rusisë. Cari, në vitin 1905, nisi një reformë agrare e cila mund të zgjidhte çështjen e varfërisë së madhe të fshatarëve. Lenini është shprehur në atë kohë se në qoftë se kjo reformë të do të bëhet, atëherë ne duhet ta harrojmë revolucionin dhe rrëzimin e Carit. Pra, ai donte që vendi të ishte në mjerim. Në të vërtetë forca të tilla i kërkojnë vetë krizat. Krizat nuk janë kriza, por janë mundësi.
Enver Hoxha pasi mori pushtetin iu vendosi njerëzve tatimin e jashtëzakonshëm që ishte shkatërrimtar. Kjo u bë edhe për t'i futur në një krizë të thellë njerëzit (veç faktit që ishte ndëshkim për kundërshtarët), në mënyrë që të pranonin futjen në kooperativa ose të pranonin zgjidhjen që u jepte qeveria. Kur fshatarët në Shqipëri ishin në mjerim për shkak të tatimeve shumë të larta, njerëzit e partisë iu shkonin dhe u thonin që të futeshin në kooperativë, sepse do të hanin me lugë floriri. Stalini shkaktoi një krizë të thellë në Ukrainë (zi buke) në mënyrë që të niste luftën ndaj të gjithë atyre që i shihte si rrezik dhe të konsolidonte pushtetin.
Aq shumë të theksuar e ka e majta përdorimin e krizës dhe madje kërkimin e krizës sa, edhe Rahm Emanuel, shefi i Kabinetit të Presidentit Obama, që sapo kishte hyrë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2009, tha se kriza e thellë financiare dhe ekonomike është një mundësi e madhe për t'u shfrytëzuar, për të çuar përpara axhendën socialiste. Dhe kështu nisi jetësimi i ligjit për kujdesin shëndetësor që kishte 100 vjet që dështonte apo ligjet Dodd - Frank për kontrollin e bankave. Kriza u kishte dhënë atyre këtë pushtet. A nuk fliste Rama në vitin 2013, kur mori pushtetin, se Shqipëria kullon gjak, se ka një borxh të tmerrshëm, se është vjedhur gjithçka, se nuk ka para në arkë për pensionistët dhe tetraplegjikët etj . E gjitha u bë, pra kriza u krijua ose u rrit që të justifikoheshin ndërhyrjet dhe marrjet e borxhit, ardhja e Deloitte and Touche, nisja e koncensioneve etj.
E njëjta gjë edhe me katastrofat humanitare. Nuk ekziston përmbytje apo tërmet, zjarre apo thatësira ku forcat politike të këtij lloji të mos vrapojnë t'i përdorin për të treguar se sa të ndjeshme janë, se sa shumë e duan popullin, se sa shumë të afta janë (ndryshe nga forcat e mëparshme apo rivale) për të përballuar sfida të tilla. Nuk po përmendim këtu mënyrën se si i përdorte Lenini apo Musolini, Enver Hoxha apo Mao ce Duni katastrofat, por po përmendim përsëri një detaj nga SHBA.
Gjatë garës së vitit 2012 Mitt Romney ishte përpara në sondazhe dhe dukej se do të fitonte. Presidenti Obama ishte pas në sondazhe. Në datën 28 tetor, pesë ditë para zgjedhjeve, në bregun lindor të SHBA-së u përplas një uragan i fuqishëm, Sandy. Obama, si president i vendit ndërpreu fushatën dhe shkoi në zonat e goditura në Nju Xhersi. Ai qëndroi me orë pranë njerëzve, mori kohë ndaj kundërshtarit Romney që u detyrua të ndërpresë gjithashtu fushatën. Gazetarët e majhtë, analistët e majtë, intelektualët e majtë ishin të terrorizuar nga ideja se Obama mund të humbte. Ata bënë gjithçka që ky uragan të shfaqte nëj Obamë të dhembshur, që kujdeset, që jeton me vuajtjet e njerëzve.
Obama fitoi. George Stefanopulos, një nga njerëzit më të fuqishëm në media në SHBA nuk e fshehu kënaqësinë që uragani goditi SHBA-në. Ai tha se uragani Sandy, falë Zotit, erdhi dhe na ndihmoi të fitonim. Pavarësisht kritikave që mori Stefanopulos fakti ishte që kampi i demokratëve mezi e priti uraganin.
Kryeministri Edi Rama i zhytur në një krizë të thellë politike, për shkak të dështimit me ekonominë, me rendin publik, me luftën ndaj krimit, me shkatërrimin e institucioneve, që nga gjykatat te zgjedhjet, nga parlamenti te bashkitë, ishte në Frankfurt kur tërmeti goditi Shqipërinë.
Ai menjëherë u kthye. E pa si një mundësi të shkëlqyer tërmetin për të fituar pikë, për të shmangur diskutimin mbi dështimet, për të treguar se ka një qeveri që punon, që është afër njerëzve. Ai donte të tregonte se jeton me dhimbjet e njerëzve, se gjithçka e bën vetëm për njerëzit, se ai është një politikan i rrallë, që para gjithçkaje ka vetëm vuajtjet e njerëzve.
Për këtë gjë ai mblodhi qeverinë në mes të natës dhe e transmetoi mbledhjen e saj direkt, megjithëse pati premtuar që nuk do lejonte mbledhje qeverie në televizion. Më pas qëndroi në Tv me orë të tëra. Mblodhi këshilla emergjence, shkoi në Durrës, mblodhi grupin parlamentar, mblodhi kryetarët e bashkive, shkoi në spital etj.
Ai qëndroi nën televizor para shqiptarëve mbi dhjetë orë, pa llogaritur se sa herë këto i ritransmetuan apo u dhanë të përsëritura në lajme. Ai nuk caktoi asnjë fond nga qeveria sepse qeveria është në krizë, nuk ka asnëj lek. Ai nuk bëri thuajse asgjë konkrete veç mbledhjeve. Në fillim u kujdes të flasë për tërmet shumë të madh në mënyrë që të tregonte se përballë një gjendjeje kaq të rëndë ne po bëjmë gjithçka për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve. Më pas u kujdes të thoshet se gjithçka është mirë, nuk kam gjëra serioze etj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës qëndroi dhe vazhdon ende të qëndrojë me orë në televizion. Edhe njerëz të tjerë të qeverisë, që nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Balluku tek ajo e Arsimit apo Kulturës, dolën në televizione të flasin për punën e madhe dhe “vetëmohuese”. Kjo duhej përdorur mirë, shyqyr që ndodhi, madje me këtë rast arrestojmë edhe ndonjë gazetar, apo mbyllim fare ndonjë media opozitare. Aq qesharake dhe aq e turpshme është kjo gjendje sa, për ta treguar këtë, po sjellim vetëm një ilustrim. Në vitin 2010 Kili u godit nga një tërmet i tmerrshëm me magnitudë 8.8. Ai shkaktoi dëme në tokë dhe cunami në brigjet e vendit. Presidentja Bachellet dhe qeveria e saj ishin në media vetëm me minuta në lajme për të qetësuar njerëzit dhe për të treguar se ekipet e shpëtimit janë kudo. Kishte shumë të vdekur dhe kaos. Në rrugët e qyteteve të prekura nisën vjedhjet. Qeveria menaxhoi për tërmetin mbi 1 miliardë dollarë për emergjencat.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38