Flash News

KRYESORE

Ekspertët shprehen se Shawn Mendes dhe Camila Cabello janë të "çmendur" pas njëri-tjetrit

Camila Cabelo dhe Shawn Mendes kanë lënë të gjithë pa fjalë dhe kanë dhuruar shumë emocione në skenën e "MTV Video Music Awards". Dyshja elektrizuan skenën me momentet e tyre të afërta gjatë gjithë performancës dhe kiminë e jashtëzakonshme që kanë mes tyre.

“Cosmopolitan” shkruan se Shawn dhe Camila tashmë duket se i kanë kthyer gjërat në serioze dhe nuk mund të quhet më një lidhje false. Sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, performanca e tyre ‘bërtiste’ afeksion mes tyre. Disa veprime ekstra të Camila-s kur mbështetej tek Shawn tregonin afërsinë e saj me partnerin.

Specialistja e gjuhës së trupit, Bianca, thotë se buzëqeshja në fytyrën e tyre dhe butësia e prekjes së tyre tregon se sa komodë janë ata në një lidhje. Si përfundim, Camila dhe Shawn janë shumë të dashuruar dhe ky i fundit, nuk ia heq dot sytë partneres së tij.

Të fundit