Emrat, Alibeaj skanon anëtarët e rinj të sistemit të drejtësisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, bëri një skanim të lidhjeve nepotike sipas tij të anëtarëve të zgjedhur të sistemit të ri të drejtësisë.

Alibeaj: Kam idenë që në politikë duhet të jesh i vërtetë. Naurela Llagani nuk plotëson 15 vite. Është në konflikt interesi sepse ka mashtruar duke qenë në Gjykatë të Lartë duke çuar dokumente sikur punonte në shoqërinë civile dhe shoqe zyre me Ajola Xoxën.

Maks Çoku ka qenë sekretar zgjedhor për Partinë Aleanca Kuqezi i skualifikuar nga OMN. Gent Ibrahimi… kunat i Mimi Kodheli.

Fatmira Luli gjyqtare që ka dënuar në komunizëm me gjyqe politike.

Dhe ky i fundit një Erion Muharremaj, anëtar i fondacionit “Qemal Stafa”. Ka lidhje me Saimir Tahirin?

Unë po flas moralisht.

Po ta them se si është kapur që tani, që me prokurorin e përgjithshëm provizor.

Cili është i bilancit provizor të prokurorit të përkohshëm, Edi Rama? E ke vënë re që ky zotëria këtu përballë, Edi Rama, Taulant Balla flasin si kryeprokuror? E kanë nga subkoshienca e tyre./Ora News