Flash News

KRYESORE

Etrit Berisha në sondazhin e UEFA-s për portierin më të mirë të sezonit

Faqja zyrtare e Ligës së Europës në Facebook, gjatë aktivitetit të saj për të angazhuar fansat që të shprehin mendimet e tyre, ka postuar një sondazh duke i pyetur ata se cili do të jetë portieri më i mirë i sezonit 2017-2018.

 UEFA ka përzgjedhur 4 alternativa në këtë sondazh duke përfshirë në to edhe portierin shqiptar Etrit Berisha.

Në këtë sondazh, Berisha sfidon Peter Çehun e Arsenalit, Antoni Lopesin e Lionit dhe Sergjio Asenjon e Vijarealit.

Në kampionatin e Serisë A që lamë pas, Atalanta arriti të renditej në vendin e 4-t duke siguruar automatikisht pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Një meritë për këtë kishte padyshim edhe portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili do të vazhdojë të jetë titullari i portës së bergamezëve pasi Atalanta e bleu kartonin e tij nga Lacio.

Të fundit