Flash News

KRYESORE

Facebook-un nuk e kontrolluan dot as vetë krijuesit e tij, paralajmëruan përdoruesit në Twitter

Pasditen e djeshme e deri në orët e vona Facebook dhe platforma e saj shoqëruese e aplikacioneve- duke përfshirë Instagramin- kanë patur probleme në një pjesë të madhe të botës. Përdoruesit nuk kanë mundur të postojnë dhe as të logohen e disa që kanë qenë të loguar e kanë patur të pamundur të postojnë apo të komunikojnë. Të shumtë kanë qenë përdoruesit që kanë raportuar problemet me këto platforma dhe Facebook si për ironi  nuk ka mundur as vetë të postojë në profilin e tij zyrtarë por në Twitter, ku shpjegojnë se po merren me problemet që janë paraqitur: "Jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme në qasjen e familjes së aplikacioneve në në Facebook. Po punojmë që ta zgjidhim çështjen sa më parë të jetë e mundur." Dy orë më pas kanë bërë një tjetër status ku shpjegojnë se ky nuk është një sulm DDoS. "Ne jemi të fokusuar në punën për të zgjidhur çështjen sa më parë që të jetë e mundur, por mund të konfirmojmë që problemi nuk lidhet me një sulm DDoS." Pra, Facebook ka dalë aq "jashtë kontrollit" sa as vetë krijuesit e tij nuk kanë mundur dot të postojnë. Ndërkohë sot duke që situata është normalizuar edhe pse Facebook nuk ka bërë ende asnjë konfirmim zyrtar.

Të fundit