Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Fansat e akuzuan se nuk ka ndihmuar të prekurit nga tërmeti, Enca: Nuk shfrytëzoj situata për vëmendje
Gjatë këtyre ditëve shumë të vështira për shqiptarët, kanë qenë të shumtë ata që i kanë ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmetet e sidomos personazhet e njohu të cilët edhe kanë nxitur shumë të tjerë.
Por diçka e tillë nuk është parë nga këngëtarja Enca dhe për këtë është kritikuar edhe nga fansat. Këngëtarja ka vendosur të reagojë, e cila përmes një postimi në Instagram, shkruan se nuk është një ndër ato personazhet që shfrytëzon situata të tilla për vëmendje:
“Nuk jam kategoria e personazheve që të shfrytëzoj situata të tilla për vëmendje. Dhe as kategoria e atyre që postojnë gjithçka që bëjnë e ndihmat që ofrojnë. Dhe mbi të gjitha nuk i detyrohem askujt shpjegim për asgjë që bëj, por kjo temë më ka prekur aq shumë sa nuk mund të heshtja.”