Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Publikohet data kur do të performojë Shqipëria në Euovision
Fëmijët që shesin libra për të ushqyer kafshët e braktisura
Në rrethin e Mezitlit, në Turqi, 14 fëmijë shesin libra për të ndihmuar kafshët e braktisura. Grupi përbëhet nga fëmijë të moshës 11 deri në 17 vjeç dhe kanë nisur një projekt krejt të tyrin: mbledhin libra, i shesin dhe me paratë që nxjerrin blejnë ushqime për katërputrakët e pafat.
Fëmijët nuk kanë zgjedhur që me paratë e fituara të ndihmojnë ndonjë strehë për kafshët e rrugës, por një burrë nga Mezitli, i cili vuri në dispozicion 4 hektarë tokë të tijën për të akomoduar 200 mace dhe 180 qen në vështirësi.
“Zgjodhëm të ndihmonin ato kafshë, sepse nuk kanë mbështetjen e asnjë institucioni”, thanë fëmijët.
Ata treguan se deri më tani janë shitur 120 libra “dhe meqenëse blerësit e dinin që paratë do të përdoren për një kauzë të mirë, ata pothuajse gjithmonë vendosën ta paguanin librin pak më shumë se vlera e tij ose të na vinin më shumë se një here”.
Fëmijët mbështeten nga pushteti lokal , të cilëve u pëlqeu menjëherë ideja e tyre sepse jo vetëm që inkurajojnë njerëzit të lexojnë më shumë, por edhe ndihmojnë kafshët. Falë këtij projekti ata gjithashtu fituan më shumë para nga sa pritej, dhe shfrytëzuan tërë shumën për të blerë ushqim për kafshët e pastreha. Ushqimi i tepërt iu dhurua strehëzave për njerëzit në nevojë. /La Stampa/