Flash News

KRYESORE

Fitoi gjyqin me PD-në, Veliaj i dhuron kompjuter shkollës në Pezë: Bota nuk është zhvilluar nga shpifja

Paratë e dëmshpërblimit nga gjyqi i fundit i fituar për shpifje ndaj Partisë Demokratike, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ia dhuroi shkollës “16 shtatori” në Pezë, në formën e një kompjuteri për klasën e informatikës.

Veliaj e cilësoi si dhuratë simbolike në të mirë të nxënësve.

 “Është vlera e një gjyqi të fituar për shpifje. Dua që ky kompjuter apo edhe të tjerë që do të pasojnë, për ta kompletuar klasën e teknologjisë së informacionit në shkollën “16 shtatori” në Pezë, të jenë edhe një dëshmi e një mentaliteti që duhet ndryshuar. Pra, duhet të kuptojmë se nuk ecet përpara me shpifje, me tallje, me intriga, me thashetheme, me llogje apo duke ngrënë fara”, tha kryebashkiaku.

Kryebashkiaku bëri apel që politika të mos përdoret si instrument për të sulmuar kundërshtarin, por si një mënyrë për t’u fokusuar më shumë tek virtyti.

Kryebashkiaku dha lajmin e mirë se shumë prej nxënësve të shkollës “16 shtatori” në Pezë, do të mund të ndjekin edhe kurset që do të zhvillohen tek Piramida.

“Edhe në fshat po ndodhin histori të bukura frymëzuese, që datojnë nga koha e Konferencës së Pezës, e më mbush me shumë entuziazëm, me shumë optimizëm, edhe mezi pres që shkolla të fillojë dhe të përpilojë listat me nxënësit më të talentuar për ta kthyer rininë e Tiranës në kontigjentin jo të farave apo të kafeve, por në kontigjentin e teknologjisë së informacionit, që nesër kanë punën më të garantuar se ndoshta çdo talent tjetër”, deklaroi Veliaj.

Të fundit