Flash News

KRYESORE

Fuga ia thotë Bashës në sy: Kam dobësi për ty!

Fuga ia thotë Bashës në sy: Kam dobësi për ty!

Profesor Artan Fuga, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, ku gjithashtu ishte i ftuar kryedemokrati Lulzim Basha, i tha këtij të fundit se kishte një dobësi për të. Këtë, akademi Artan Fuga e artikuloi gjatë kohës që ishte duke dhënë një mendim kritik lidhur me propozimet e Departamentit të Shëndetësisë së Partisë Demokratike për menaxhimin e situatës nga koronavirusi.

Më herët, gjatë bisedës, për këtë, Basha u shpreh se: “Propozimi politik i PD përbëhet nga 5 pika dhe është kyçi i suksesit edhe për vende të tjera siç është Gjermania. Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve.Hapja graduale e ekonomisë është një emergjencë. Propozimet tona datojnë prej datës 11 mars", tha Basha. Por, akademiku Fuga u shpreh se “këshillat që jep ai departament i gjen edhe një 3-vjeçar nëse kërkon në ëeb”.

Lidhur me këtë, Basha deklaroi: "Keni ngatërruar këshillën e Departamentit të Shëndetësisë në PD me qëndrimet politike të PD. Qeveria është përgjegjëse që e ka katandisur shëndetësinë në këto nivele. Përmes thithjes së fondeve të shëndetësisë për 2-3 oligarkë dhe kjo ka dalë më zbuluar gjatë pandemisë. Ne jemi vendi me numrin më të ulët të testimeve dhe përqindjen më të lartë të infektimeve".

Të fundit