Flash News

KRYESORE

"Gangsteri në krye të qeverisë kërkon tryezë", ish-presidenti Bujar Nishani: Zgjidhja e integrimit janë 15 detyrat që i janë vënë në tavolinë nga BE

"Gangsteri në krye të qeverisë kërkon

Përmes një postimi në llogarinë  tij në Facebook, ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar kërkesën e Ramës për një tryezë gjithëpërfshirëse. Nishani shkruan se Zgjidhja e integrimit janë 15 detyrat që gangsterit i janë vënë në tavolinë nga BE.

Postimi i plotë i Nishanit:

Gangsteri në krye të qeverisjes anarkiste kërkon “tryezë gjithëpërfshirëse” për integrimin !!!!!

Pasi asgjësoi zgjedhjet e lira dhe demokratike në këtë vend në bashkëpunim me krimin e organizuar,

Pasi asgjësoi institucionet e pavarura duke grisur Kushtetutën e vendit me gazin helmues të policisë,

Pasi asgjësoi ekuilibrat, ndarjet dhe kontrollin midis pushteteve në interes të tradhtisë kombëtare,

Pasi shkatërroi ekonominë dhe tregun e lirë për të dhjamosur oligarkët e korruptuar,

Pasi asgjësoi drejtësinë me militantët e korruptuar majtistë,

Pasi arrestoi dhe burgosi opozitën në protesta,

Pasi korruptoi dhe asgjesoi median e lirë,

Pasi shkaktoi disa miliarda lek dëme përmes korrupsionit skandaloz (shihni raportet e KLSH në këto 7 vite),

Pasi zboi nga vendi në emigracion një çerek milioni njerëz të një popullsie prej 2 milion njerëzish ,

Pasi tallet, fyen, shan, burgos, varfëron çdo ditë shqiptarët,

Kërkon “tryezë gjithëpërfshirëse” !!!!!!!

Integrimi i ka listuar 15 detyrat (urdhëresat) që gangsterit ja kanë vënë mbi tryezë.

Zgjidhja e integrimit është ajo listë mbi atë tryezë !

Kjo është Shqipëria Sot !

Ky vend evropian në Ditën e Evropës !

Të fundit