Flash News

KRYESORE

Gashi injoron publikisht kushërinjtë: Janë të shtirur

Gashi  është kthyer në një reper shumë të suksesshëm tashmë dhe shumë i dashur dhe për publikun shqiptar. Gashi ishte i ftuar special në "Sunny Hill Festifal" ku edhe performoi këngët e tij dhe u duartrokit shumë nga publiku shqiptarë.

Gashi gjithashtu i pëlqen shumë tatuazhet dhe ka shumë të tillë në trup. I fundit që ka bërë është një shkrim "She don`t like it". Por kjo nuk u pëlqen prindërve të tij pasi shpesh herë e kanë kritikuar për tatuazhet e shumta që ka në trup.

Dhe për këtë, ai fajëson kushërinjtë e tij të cilët i quan të shtirur. Në një postim në Instastory, Gashi shkruan:

"Familja ime po më kritikon që kam bërë tatuazhe. Kjo pasi kushërinjtë e mi të shtirur, të cilët asnjëherë nuk u kujtuan për mua derisa u bëra i famshëm, filluan të më spiunonin tek ato."

Të fundit