Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Gazetari nga Holanda: Rama ka monopolizuar jetën kulturore rreth personazhit të tij
Gazetari Vincent Von Gerven Oei foli mbi letrën dërguar prej botës së artit ndërkombëtar pas prishjes së Teatrit Kombëtar.
Në një lidhje direkte nga Holanda për "A Show", i pyetur nga Adi Krasta lidhur me arsyet që i çuan drejt shkruarjes së kësaj letre, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si monopolizator të kulturës në Shqipëri.
“Por tani që në momentin ka ndërmarrë një sulm direkt në Shqipëri, ai ka monopolizuar jetën kulturore rreth personazhit të tij, ne po mendonim të shkruanim diçka që do ti tregojë botës politikën e këtij të ashtuquajturit artist-politikan”, u shpreh Oei.
Por si është pritur letra?
"Reagimi ka qenë shumë poziv. Që nga fillimi kemi patur një mbështetje të madhe. Deri tani kemi mbledhur mbi 400 firma dhe mendoj se do arrijmë edhe 500. Nuk kemi patur asnjë përgjigje negative. Kjo nuk është përpjekja e parë. Ka patur përpjekje të tjera nga brenda dhe jashtë për të ndriçuar atë që po ndodh në Shqipëri. Për të kuptuar atë çfarë po ndodh me këtë artist-politikan", tha Vincent Von Gerven Oei.
Përmes një letre publike, publikuar tek HyperAllergic, një forum i njohur për artin dhe kulturën, ata kanë sjellë në vemëndje disa prej politikave më anti-demokratike që Rama po ndërmerr, duke u fshehur pas petkut të politikanit-artist.