Flash News

KRYESORE

Gazetari raporton live gjatë stuhisë ‘Ciara’, videoja bëhet virale dhe revolton shikuesit: Po përpiqeni ta vrisni?

Videoja e korrespodentit Peter Smith, nga televizioni ITV në Skoci u bë virale, pas reagimeve të shikuesve që pyesnin: po përpiqeni ta vrisni?

Smith ishte duke raportuar, ndërkohë që ‘rrihej’ nga stuhia Ciara.

I mbuluar nga bora, me mikrofonin e ngirë dhe fytyrën e lagur, gazetari sfidoi motin për t’i dhënë audiencës informacionin që i nevojitet.

Siç shihet në video, në disa momente ai e kishte të pamundur të fliste për shkak të  motit të keq.

Kjo ka sjellë sensibilizim për të gjithë gazetarët heronj që vënë në rrezik jetën e tyre, me ndjekësit që thanë se gazetari po rrezikonte jetën.

Videoja është parë më shumë se 73,000 herë.

Më poshtë komentet e ndjekësve

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Marrë nga: Daily Mail 

Të fundit