Flash News

KRYESORE

Gjatë mandatit si kryeministër, Haradinaj ka harxhuar gjysmë milioni euro për dreka e telefonata

Gjatë mandatit si kryeministër, Haradinaj ka harxhuar gjysmë

Gjatë mandatit të tij si kryeministër, Ramush Haradinaj ka shpenzuar rreth gjysmë milioni euro në dreka. Një lajm i tillë solli reagime te shtetasit e Kosovës, të cilët nuk e prisnin që drejtuesi i tyre të ishte kaq dorëlëshuar me paratë e taksapaguesve.

Kjo do të thotë se në çdo ditë të punës së tij, Haradinaj ka shpenzuar rreth 1 mijë euro. Në dokumentet e paraqitura për sqarim nga zyra e kryeministrit thuhet se vlera për dreka zyrtare përfshin vlerën që është shpenzuar nga 41 anëtarët e kabinetit të Haradinajt.

Vetë kryeministri në largim tha në “Interaktiv” se nuk ka harxhuar një shumë të tillë.

Një faturë për drekë, të cilën e siguroi gazeta “Koha Ditore”, kap vlerën e 262.88 eurove. Kjo faturë është paguar me kartë krediti të kryeministrit Haradinaj dhe aty përfshihen edhe pije alkoolike dhe meze.

Por, Haradinaj përsëri mohoi të ketë paguar për këto me para të shtetit. Një tjetër faturë në restorantin “Ali’s Grill” në Vjenë, tregon se Haradinaj për një drekë pagoi 132 euro, kurse në një pastiçeri 47 euro.

Një faturë tjetër tregon se Haradinaj shpenzoi rreth 300 euro për një hamburger, mish pule e pije.

Gjatë dy vjetëve të mandatit si kryeministër, ai pagoi rreth 25 mijë euro për bileta avioni, e mijëra euro të tjera u shpenzuan për akomodimin. Vetëm në një rast, ai harxhoi më shumë se 1.200 euro për akomodim dhe ushqim. Haradinaj ka qasje të pakufizuar në financat publike. Ai 5 mijë euro i ka harxhuar vetëm duke bërë telefonata.

Të fundit