Flash News

KRYESORE

Gjendet trupi i pajetë i një të riu në Portoromano

Gjendet trupi i pajetë i një të riu në Portoromano

Trupi i pajetë një të riu është gjetur në Portoromano në Durrës. Sipas informacioneve të para policore, bëhet e ditur se i riu rreth 30-vjeç është gjetur i mbytur 100 m në det.

Policia është shprehur se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhunë, ndërsa grupi hetimor është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 15.08.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.15, Durrës, në vëndin e quajtur “Portoromano”, rreth 100 m  në det, është gjetur i mbytur një shtetas i seksit mashkull rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

Të fundit