Flash News

KRYESORE

Gjenerali Khalifa Haftar pro marrëveshjes me qeverinë libiane, por kërkon kohë

Gjenerali Khalifa Haftar pro marrëveshjes me qeverinë libiane, por

Lideri i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, është pro marrëveshjes me qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA) nën drejtimin e Fayez al-Sarrajit, por i nevojiten dy ditë kohë që të konsultohet me liderët loaklë.

Lajmi u dha nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, e cila ka pritur në Moskë, përfaqësuesit turq dhe libianë, në përpjekje për të sjellë paqen. Në njoftimin e ministrisë ruse thuhet se si rezultat i bisedimeve për Libinë të zhvilluara dje në Moskë në parim është arritur marrëveshje mbi armëpushimin, raporton Anadoly Agency.

Gjithashtu, bisedimet në Moskë kanë përgatitur terrenin për Konferencën e Berlinit. Marrëveshja e armëpushimit e përgatitur me iniciativa të përbashkëta të Turqisë dhe Rusisë ishte nënshkruar nga GNA në Moskë ndërsa pala e Haftarit për t'u menduar dhe konsultuar rreth pikave në tekst kërkoi kohë dhe u largua nga Moska pa nënshkruar marrëveshjen.

Ndërkohë, Gjermania ftoi palët e përfshira në konflikt në Libi si dhe fuqitë globale dhe rajonale në një konferencë të paqes në Berlin, e cila do të mbahet të dielën në përpjekje për një zgjidhje politike.

Të fundit