Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Gjermania zgjat kufizimet e distancimit social për koronavirusin
Në luftën kundër përhapjes së virusit Corona, kufizimet e gjera për kontakte duhet të zbatohen nga qytetarët deri në 19 prill, pra edhe gjatë Pashkëve. Federata dhe landet vendosën në Berlin, që kontaktet me njerëzit e tjerë jashtë familjes të mbeten të kufizuara në minimumin absolut, në përputhje me rregullat në fuqi.
Kancelarja Angela Merkel (CDU) tha pas një video-konference me kryeministrat e landeve që njerëzit në Gjermani të heqin dorë në përgjithësi nga udhëtimet private dhe vizitat - përfshirë edhe te të afërmit. "Një pandemi nuk njeh ditë pushimesh," tha Merkeli. Dhe shtoi: "Qëndroni edhe më tej të fortë dhe i respektoni rregullat". Rregullat duhet të zbatohen fillimisht deri më 19 prill. Në pothuajse të gjitha landet federale, pushimet e Pashkëve për fëmijët e shkollave mbarojnë në këtë datë.
Kufizimet "janë respektuar mjaft mirë"
Merkeli tha që masat respektohen në mënyrë të unifikuar në shkallë vendi. Kufizimet e kontakteve respektohen mjaft mirë. Të martën pas Pashkëve, qeveria federale dhe landet do të rivlerësojnë situatën bazuar, ndër të tjera, në të dhënat e Institutit Robert Koch.
Sipas informacioneve të agjencisë gjermane të lajmeve dpa, Merkeli paralajmëroi se nuk duhet të ketë diskutime për lehtësimin e masave ekzistuese para 19 prillit. Ajo tha se në konferencë pati dakordim të gjerë që mbajtja e maskave mbrojtëse në fytyrë nuk duhet të jetë e detyrueshme. Kërkesat ekzist%MCEPASTEBIN% respektohen edhe nëse dikush mban maska të tilla./dw/