
Flash News
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
Alarm për bombë, Policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
Gjithçka duhet të dini mbi kancerin e gjirit, pyetje-përgjigje:
Kanceri i gjirit ndodh kur qelizat në gji fillojnë të rriten jashtë kontrollit, pushtojnë indet e afërta ose përhapen në trup. Kanceri i gjirit zakonisht vjen nga lobulet ose duktuset e gjirit. Kanceri i gjirit është sëmundja më e zakonshme që prek gratë në Evropë dhe Amerikën e Veriut, ndërsa te meshkujt është i rrallë.
Mosha
Rreziku i zhvillimit të kancerit të gjirit është shumë i rrallë te gratë në të 20-at e tyre, i rrallë tek ato në të 30-at dhe rritet në mënyrë të konsiderueshme pas kësaj moshe. Rreziku dyfishohet midis moshës 45 deri në 75 vjeçare.
Rreziku dhe shkaqet
Mosha e hershme e fillimit të menstruacioneve shoqërohet me një rrezik më të lartë të kancerit të gjirit, po ashtu edhe mosha e vonë e menopauzës.
Mosha e shtatzënisë së parë
Shtatzënia e parë përpara moshës 30 vjeç duket të ketë efekt mbrojtës kundër kancerit të gjirit, ndërkohë që një shtatzëni pas moshës 30 vjeç e rrit rrezikun. Gratë që kurrë nuk kanë qenë shtatzënë kanë rrezik më të lartë. Gjithashtu, ushqyerja me gji e fëmijës së porsalindur duket se luan një rol mbrojtës nga kanceri i gjirit.
Ushqimi dhe alkooli
Po bëhen shumë studime për lidhjen e dietës së pasur me yndyra dhe kaloritë totale të konsumit ditor si dhe konsumi i alkoolit me rrezikun e kancerit të gjirit. Gjithashtu obeziteti është një tjetër faktor rreziku për kancerin e gjirit.
Terapia hormonale
Marrja e hormoneve zëvendësuese te gratë në post-menopauzë e rrit rrezikun relativ të kancerit të gjirit, por ky rrezik bie shpejt brenda 5 viteve të ndërprerjes së këtij trajtimi.
Pilula kontraceptive orale
Këto pilula kanë qenë prej kohësh të diskutueshme për shkak të lidhjes së tyre me kancerin e gjirit. Pilulat e progesteronit duket se janë krejtësisht të sigurta, por përdorimi i vazhdueshëm për një kohë të gjatë i pilulave të estrogjenit mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit.
Historia familjare
Rreth 5% - 10% e të gjithë pacienteve që diagnostikohen me kancer gjiri janë të lidhura me faktorë gjenetikë. Sa më e re mosha e personit të prekur me kancer gjiri, aq më shumë gjasa ka që shkak të jenë faktorët gjenetikë. Mutacioni në gjenet BRCA1 dhe BRCA2 shkaktojnë një rritje të konsiderueshme të rrezikut për kancer të gjirit.
Diagnostikimi i kancerit të gjirit
Shenja e parë më e zakonshme e kancerit të gjirit është një masë në gji. “Triple assessment” (vlerësimi i trefishtë) është një procedurë rutinë, që kryhet në klinikën e gjirit për të vlerësuar një masë në gji dhe për të siguruar një diagnozë të saktë të saj, si malinje apo beninje, afërsisht 100%.
“Triple assessment” konsiston në:
1) Ekzaminimin klinik të gjirit
2) Mamografi dhe/ose Ekografi
Mamografia është një teknikë që përdor rrezet X për të ekzaminuar përmbajtjen dhe strukturën e gjirit. Doza e rrezatimit e mamografisë dixhitale është shumë e vogël. Në përgjithësi, saktësia e mamografisë është 80-90%. Mundësitë për të gabuar në diagnostikimin e kancerit të gjirit nga mamografia janë më të larta në gratë e reja me gjoks me densitet të lartë. Mamografia është më e saktë për gratë mbi moshën 50-vjeçare. Zakonisht mamografia përdoret si pjesë e vlerësimit të trefishtë te gratë mbi moshën 35 vjeç. Ekzaminimi me ultrasonografi është vlerësimi i gjirit duke përdorur ultratingujt, pa përfshirjen e rrezeve-X. Nën moshën 35 vjeç ekzaminimi me ultrasonografi bëhet për të përcaktuar masat në gji, ndërsa për gratë e moshuara ekzaminimi me ultratinguj bëhet duke u kombinuar me mamografi.
3) Biopsi:
- FNA – fine needle aspiration – biopsia me aspirim – preferohet më tepër në rastin e lezioneve cistike për zbrazjen e tyre ose linfonodulave aksilare.
- Core needle – biopsia tru-cut: kryhet nën EKO ose mamografi (stereotaksis). Me anë të kësaj proçedure arrihet të merret më shumë material duke rritur efikasitetin në diagnostikim deri në 90%.
Rezonanca Magnetike e Gjirit:
RM e gjirit është ekzaminimi më i avancuar diagnostikues për sëmundjet e gjirit që realizohet me anë të një programi të posaçëm të rezonancës magnetike nga specialistët përkatës. Është një ekzaminim joinvaziv, pa dhembje, pa rrezatim dhe pa efekte anësore, i sigurt për të gjitha grupmoshat e pacientëve.
RM e gjirit jep informacion të detajuar për të gjitha patologjitë e gjirit, në rastet kur metodat e tjera diagnostikuese si mamografia apo ekoja janë të pamjaftueshme, duke mundësuar diagnostikimin e saktë të sëmundjes.
Trajtimi i kancerit të gjirit
Trajtimi i kancerit të gjirit përfshin kirurgji për të hequr tumoret, shpesh të pasuara nga radioterapia. Trajtimi në gji njihet si trajtim lokal, ndërsa trajtimi për qelizat e kancerit, që mund të jenë përhapur nga gjiri në zona të tjera të trupit njihet si trajtim sistematik ose kimioterapia.
Ekzistojnë disa lloje ndërhyrjesh:
Kirurgjia e gjirit ku tumori hiqet së bashku me një sasi të vogël të indeve të gjirit duke lënë pas shumicën e indeve normale të gjirit.
Mastektomia ose heqja totale e gjirit, mund të jetë e nevojshme kur tumori është i madh në raport me madhësinë e gjirit ose në rast se kemi nje tumor multicentrik.
Gjithashtu kirurgjia e gjirit përfshin edhe kirurgjinë në linfonodulat aksilare. Është e rëndësishme të dimë nëse qelizat e kancerit janë përhapur në gjëndrat limfatike nën sqetull, nëse këto linfonodula janë të prekura, atëherë rritet mundësia që qelizat e kancerit të jenë përhapur përmes qarkullimit të gjakut në pjesët e tjera të trupit. Ky është një faktor i rëndësishëm në përcaktimin e trajtimit të mëtejshëm sistematik që ka mundësitë më të mira për të vrarë qelizat e kancerit, të cilat janë përhapur përtej gjirit. Kjo ndërhyrje quhet diseksioni i linfonodulave aksilare. Një tjetër proçedurë shumë më pak invazive është biopsia e linfonodulit sentinel, që është linfonoduli i parë në drenimin limfatik të gjirit, e cila vlerëson me saktësi praninë e qelizave të kancerit në nyjen limfatike. Nëse linfonoduli sentinel rezulton të jetë negativ, atëherë të gjithë linfonodulet e tjera aksilare janë negative dhe nuk ka nevojë për kirurgji të mëtejshme. Në rastin kur linfonoduli sentinel rezulton të jetë pozitiv, kërkohet diseksioni i aksiles.
Radioterapia
Radioterapia përdor një rrezatim me energji shumë të lartë, e cila kryhet pas ndërhyrjes kirurgjikale për të shkatërruar qelizat e kancerit te mbetura në gji pas trajtimit kirurgjikal konservativ, murin e gjoksit dhe nyjet limfatike ose për të ngadalësuar shkallën e rritjes së tyre. Ky trajtim ka rezultuar të jetë efektiv në reduktimin e recidivës lokale.
Kimioterapia (terapia sistemike)
Përdoret për të vrarë qelizat e kancerit, të cilat mund të përhapen përtej gjirit. Këto qeliza që shkëputen nga tumori kryesor i gjirit dhe përhapen nëpërmjet sistemit të gjakut ose limfatik në pjesën tjetër të trupit zakonisht nuk shkaktojnë simptoma, nuk shfaqen në ekzaminimet imazherike dhe nuk mund të evidentohen në ekzaminimin klinik. Mjekët përdorin ilaçe që jepen si pilula ose me injeksion. Ky lloj trajtimi quhet terapi sistematike dhe përfshin medikamente kundër kancerit (kimioterapia) dhe terapi hormonale. Këto terapi kanë rezultuar të jenë efektive në zvogëlimin e rrezikut të krijimit të tumoreve të reja në pjesë të ndryshme të trupit. Trajtimi sistematik që këshillohet pas ndërhyrjes quhet terapi adjuvante. Në disa raste trajtimi sistematik mund t'u jepet pacienteve para ndërhyrjes dhe kjo quhet terapi neoadjuvante. Kjo terapi mund të tkurrë tumorin e gjirit dhe të krijojë mundësinë e konservimit të gjirit në pacientet me tumor të madh.
Pyetje - Përgjigje
Kush ka më shumë gjasa të preket nga kanceri i gjirit?
Kanceri i gjirit ndodh shpesh te gratë mbi 40 vjeç dhe risku rritet me moshën. Ka shumë faktorë që mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit, duke përfshirë edhe mbartjen e genit të kancerit të gjirit dhe të pasurit një histori të gjatë, të pandërprerë të ciklit menstrual. Familjet që mbartin genin e kancerit të gjirit kanë më shumë gjasa të kenë disa anëtarë me kancer gjiri dhe shpesh diagnostikohen para menopauzës. Një histori e gjatë dhe e pandërprerë e menstruacioneve përfshin menstruacionet që fillojnë në moshë të re, menopauza që fillon në moshë të vonë, të mospasurit fëmijë ose shtatzëni në moshë të vonë. Faktorë të tjerë të rrezikut përfshijnë përdorimin e HRT, përdorimi i alkoolit, obeziteti pas menopauzës dhe pirja e duhanit.
A mund të shërohet kanceri i gjirit?
95% e grave të diagnostikuara me kancer gjiri në fazat e hershme kanë një prognozë shumë të mirë. Qëllimi i depistimit të kancerit të gjirit është që ky kancer të diagnostikohet në fazë shumë të hershme dhe pas trajtimit mbi 90% janë të shëruara. Shumica e femrave me kancer gjiri kurohen me sukses dhe nuk do të përjetojnë një përsëritje të sëmundjes. Megjithatë, të gjitha gratë që kanë pasur kancer gjiri janë në rrezik për përsëritjen e një kanceri të dytë primar të gjirit dhe për këtë arsye kanë nevojë për kontrolle periodike.
Kam një "masë" në gji dhe kam frikë se është kancer. A duhet të shqetësohem?
Tetë nga dhjetë "kokrra" që gratë mund të ndjejnë në gjoks janë të parrezikshme, por të gjitha masave duhet t’i bëhet një ekzaminim i trefishtë në një klinikë të specializuar (ekzaminim klinik, imazheri dhe biopsi). Në Spitalin Amerikan se fundmi eshte hapur Klinika e Gjirit, qe ofron të gjitha shërbimet e mësipërme sipas standardeve evropiane nga mjekë specialistë vendas dhe të huaj.
Unë kam një tërheqje ose inversion të thithit të gjirit për disa kohë. A mund të jetë kjo një shenjë e kancerit të gjirit?
Inversioni ose tërheqja e thithit nuk është diçka e pazakontë, kjo mund të ndodhë në një fazë të hershme kur gjoksi po zhvillohet dhe kjo nuk është një shenjë e kancerit të gjirit. Ndonjëherë një përmbysje e papritur e majës mund të jetë shenjë e kancerit të gjirit, por ka më shumë gjasa të jetë pjesë e proçesit të plakjes së gjirit, por gjithsesi duhet bërë një vlerësim në klinikë të specializuar të gjirit.
Kohët e fundit kam vënë re një rrjedhje ngjyrë kafe/kuqërremtë nga thithat e gjirit. A duhet të shqetësohem që mund të jetë kancer?
Rrjedhja nga thithi i gjirit nuk është diçka e pazakontë dhe zakonisht vjen nëpërmjet thithit nga duktuset nën të. Shkarkimi i majës së gjirit mund të vijë nga njëri ose të dy gjinjtë dhe zakonisht shfaqet në sasi të vogla dhe mund të jetë e bardhë, e verdhë, e gjelbër ose e kaltër/e zezë. Herë pas here shkarkimi i thithave mund të jetë një tregues i kancerit të gjirit, por në shumicën e rasteve është një simptomë normale e plakjes së gjirit, por duhet të vlerësohet nga klinikat e specializuara të gjirit.
Më është kërkuar të vendos nëse duhet apo jo t’i nënshtrohem kimioterapisë. Si mund ta marr këtë vendim?
Kimioterapia përgjithësisht rekomandohet për ata pacientë të cilët konsiderohen të kenë një rrezik në rritje të përsëritjes së kancerit. Përfitimi i përgjithshëm i dhënies së kimioterapisë për gratë e të gjitha moshave në fazat e hershme të kancerit të gjirit është 28% një reduktim në përsëritje, por shkalla e përfitimit ndryshon për çdo individ. Për të marrë një vendim, ju duhet të diskutoni me mjekun tuaj për të vlerësuar përfitimet e mundshme dhe më pas të peshoni efektet anësore të mundshme të kimioterapisë.
Sa e rëndësishme është kryerja rutinë e mamografisë?
Mamografia rutinë është e rëndësishme për gratë mbi moshën 50 vjeç dhe gratë mbi moshën 40-vjeç me histori familjare të kancerit të gjirit. Mamografia nuk parandalon kancerin e gjirit, por mund të shpëtojë jetë duke diagnostikuar kancerin e gjirit sa më shpejt të jetë e mundur.
A do të ndryshojë pesha ime si rezultat i trajtimit të kancerit të gjirit?
Disa paciente mund të kenë shtuar peshë për shkak të ilaçeve të caktuara, terapisë së hormoneve, mungesës së aktivitetit ose përdorimit të kimioterapisë së veçantë që po përdoret. Ky trajtim mund të rrisë oreksin dhe shtimin e lëngjeve ne trup.
Duhet të marr vitamina?
Një dietë e ekuilibruar mirë duhet t'ju ofrojë vitamina dhe minerale të përditshme, megjithatë, trajtimi dhe stresi nga trajtimet mund t’i rrisë këto nevoja dhe ju do të keni nevojë për vitamina shtesë.
Kam kryer mamografi rregullisht, a po marr shumë rrezatim?
Ekspozimi i rrezatimit nga mamografia dixhitale është minimale. Është shumë më i rrezikshëm mosdiagnostikimi në kohë i kancerit të gjirit sesa ekspozimi ndaj një doze të ulët rrezatimi.
Nëna ime vdiq nga kanceri i gjirit para moshës 50 vjeçare. A ka gjasa që të kem edhe unë kancer gjiri?
5% deri në 10% e kancerit të gjirit është i lidhur me faktorët që mund të trashëgohen nga një gjeneratë e mëparshme. Në rastet kur pjesëtarët më të afërt të familjes (nëna /motra) janë diagnostikuar me kancer gjiri në një moshë relativisht të re, rritet rreziku i kancerit të gjirit për ju. Personat me histori familjare të kancerit të gjirit duhet të kryejnë testimin gjenetik dhe depistimin e kancerit te gjirit. Nëse ata kanë një mutacion gjenetik BRCA1 ose BRCA2 duhet të konsiderojnë një mastektomi bilaterale për të reduktuar në maksimum rrezikun e kancerit të gjirit.
A do të duhet të bëj mastektomi?
Kjo varet nga madhësia, pozicioni dhe lloji i tumorit të gjirit dhe madhësia e gjirit. Përdorimi i kirurgjisë onkopoplastike bën të mundur ruajtjen e gjoksit sa më shumë të jetë e mundur.
Dr.Gezim Selenica, Kirurg senolog
Dr. Shkc. Iris Allajbeu Polovina - Specialiste radiologe
Cambridge Breast Unit/ Konsulentë të Qendrës së Gjirit në Spitalin Amerikan dhe Spitalin Hygeia
Të fundit


Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00

Këto zakone të pasdites shpesh sabotojnë humbjen e peshës
4 Korrik 2025, 19:39
Ish-lojtari i Arsenalit, Thomas Partey akuzohet për p*rdhunim
4 Korrik 2025, 19:24
Zhduket pa gjurmë çobani në Delvinë
4 Korrik 2025, 19:14
LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
4 Korrik 2025, 19:01
Bardho i la mandatin Zegjinesë/ anëtari i KAS: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor
4 Korrik 2025, 19:01

The New York Times: Shqipëria nën tymin e shkaktuar nga masakra mjedisore në Elbasan
4 Korrik 2025, 18:08
Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!
4 Korrik 2025, 18:00



Italia ashpërson rregullat për qarkullimin e monopatinave
4 Korrik 2025, 17:20

E pazakontë për kohën, mjegulla e dendur mbulon bregdetin e Vlorës
4 Korrik 2025, 16:48


Aksident në aksin Shkodër -Lezhë, një i vdekur e 3 të plagosur
4 Korrik 2025, 16:14
Shqipëria me më pak kërkesa për azil dhe shtetësi shqiptare në 2024
4 Korrik 2025, 16:06
Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”
4 Korrik 2025, 15:55
Shqipëria e fundit për cilësinë e jetesës, PD: Qeveria teknike është zgjidhja!
4 Korrik 2025, 15:42
Nico Williams i thotë “Jo” Barcelonës, firmos me Athletic Club deri në 2035
4 Korrik 2025, 15:33
Zjarret në vend, katër vatra vijojnë të jenë ende aktive, si paraqitet situata
4 Korrik 2025, 15:24

Vera sjell ndryshime të mëdha për këto 4 shenja të horoskopit
4 Korrik 2025, 15:00

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, dy të plagosur rëndë
4 Korrik 2025, 14:37
Kur qeveria del në terren… për problemet që i krijoi vetë
4 Korrik 2025, 14:19
GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për kreun e KPP
4 Korrik 2025, 13:58
Kush do ta zëvendësojë Ilir Metën dhe do marrë drejtimin e PL-së?
4 Korrik 2025, 13:50
Berisha: Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë, një akt tjetër i ‘kokave të turkut’
4 Korrik 2025, 13:41




Librazhd/ Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu konsumon pesticide
4 Korrik 2025, 13:05

Përplasje në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn, nxirret nga salla
4 Korrik 2025, 12:42

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
4 Korrik 2025, 12:23

Zjarret në vend/ 21 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive
4 Korrik 2025, 12:00
BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua
4 Korrik 2025, 11:50
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet
4 Korrik 2025, 11:40

Gara për kreun e BKH, faza e tretë më 11 korrik
4 Korrik 2025, 11:20

Frazat toksike që tregojnë se marrëdhënia juaj është në telashe
4 Korrik 2025, 11:00

Arrestohen 2 vëllezër në Roskovec, kultivonin bimë narkotike
4 Korrik 2025, 10:38

Feston sot 61-vjetorin e lindjes, Rama surprizohet në selinë rozë
4 Korrik 2025, 10:21