Flash News

KRYESORE

Gjuha e ashpër/ Lela tregon mesazhin që Meta u përcjell ambasadorëve

Gjuha e ashpër/ Lela tregon mesazhin që Meta u përcjell

Analisti Alfred Lela mendon se presidenti Ilir Meta po flet me gjuhë të ashpër ndaj ambasadorëve, për t’u treguar se ai është gati që të luftojë. Ai analizoi edhe vendimin për ta shpallur non-grata ambasadorin e OSBE-së Bernard Boschard.

“Mendoj se Boschard është hallka më e dobët ndër ambasadorët. OSBE nuk ka të njëjtën influencë siç ka BE, apo SHBA. Një gjë tjetër është edhe anshmëria e perceptuar e Borchard. Duam nuk duam, ai perceptohet si i njënashëm.

Meta është lojtar shumë i mirë në politikë, por duhet të ndajmë një gjë; është lojtar i fortë politik në këto muajt e fundit nga halli nga mesazhet që i vijnë nga majtas e djathtas, apo është lojar i fortë, gjeni.

Mesazhi do të japë Meta me këtë lëvizje të fortë është që sot ai ka ngrirë marrëdhëniet me OSBE-në. pra nga tani, OSBE nuk mund të trokasë më në zyrat e Metës.

Duhet thënë se Meta nga qershori e këtej e ka pasur të ngarkuar me etiketime, gjuhën ndaj ambasadorëve. Ka folur për gjëra që kanë të bëjnë me pushkë, atentate, me Alenden, me juntën, se është Avni Rustem. Ai do të thotë se: jam gati që ta bëj këtë betejë apo luftë deri në fund, me këdo është mesazhi i Metës.”, tha lela në emisionin “Real Story” në News 24.

Të fundit