Flash News

KRYESORE

Gjykoi nënën e të miturit të dhunuar nga policia, Veliu ‘harron’ të shkuarën’ e tij, i implikuar në 3 veprimtari të paligjshme

Prej ditës së djeshme një deklaratë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu bëri shumë bujë dhe ngjalli mjaft reagime të ashpra, teksa përdori videon e marrë nga rrjetet sociale të nënës së 15 vjeçarit të dhunuar nga policia te Liqeni Artificial pak javë më parë.

Gjatë raportimit të Komisionit të Sigurisë, Veliu tentoi të justifikojë në një farë mënyrë dhunën e policisë ndaj të miturit duke treguar një video të nënës së adoleshentit, e cila shfaqej me pistoletë në dorë, por doli blof pasi rezultoi se episodi ishte përdorur për një skenë filmi.

Megjithatë, pas reagimeve të shumta përmes rrjeteve sociale dhe medias është sekretari i PD, Ivi Kaso, ai i cili publikon një raport komisionit të vettingut në polici, ku theksohen disa shkelje ku Veliu është implikuar vite më parë.

“Në periudhën 2002-2003, por edhe në 2007, kur ishte oficer me detyrë Shef Sektori të Uniformave në drejtorinë e policisë së qarkut Vlorë ka qenë i implikuar në veprimtari të paligjshme në përmbushje me detyrën dhe pengimin e saj, ka qenë i implikuar në favorizimin e lëvizjes klandestine, në favorizimin e kontrabandës së naftës dhe favorizimin e një punonjësi të policisë së qarkut Vlorë për kryerjen e pasaportave false”,  thuhet në dokument.

Të fundit