Flash News

KRYESORE

Grabitja e 6.5 mln eurove, zbulohet distanca e vogël nga e cila u qëllua Admir Murataj

Grabitja e 6.5 mln eurove, zbulohet distanca e vogël nga e cila u

Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë dalë në konkluzionin se Admir Murataj është vrarë nga një distancë jo më shumë se 15 metra. Sipas ‘A2CNN’, ky akt i ekspertëve i është dorëzuar Prokurorisë për Krime të Rënda të cilët po kryejnë hetimet për mega grabitjen në pistën e Rinasit mesditën e 9 prillit.

Në dokument thuhet se predha në kokën e Muratajt është tejshpuese me vrimë hyrje në lobin temporal të majtë dhe dalje mbi nofullën e djathtë. Megjithatë nuk është përcaktuar lloji i armës së zjarrit me të cilën u qëllua 44-vjeçari. Për këtë, Prokuroria mbetet në pritje të ekspertizës balistike. Për momentin maska që mbante Murataj në koke mbahet në laboratorin kriminalistik.

Ndërkohë, për policët që morën pjesë në aksion, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar një procedim penal për vrasje. 10 ditë më parë, familjarët dorëzuan padinë, duke hedhur dyshime për vrasje me dashje e duke kërkuar hetime për të zbuluar vrasësit e Muratajt.

Familjarët e Muratajt kanë hedhur dyshime se vrasja e tij mund të jetë kryer edhe nga vetë anëtarët e bandës, pretendim që mbështetet edhe nga disa ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit.

Në pistën e aeroportit ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ raportohet të jenë grabitur rreth 6.5 milionë euro. Ndonëse janë disa të arrestuar për grabitjen, paratë nuk janë gjendur ende nga autoritetet.

Të fundit