Flash News

KRYESORE

Gushti nis me fluks në Morinë, kosovarët presin 1 orë për të hyrë në Shqipëri

Gushti nis me fluks në Morinë, kosovarët presin 1 orë

Në mëngjesin e sotëm, në vendkalimin kryesor në autostradën e kombit, në Vërmicë-Morinë, ka patur fluks të udhëtarëve nga Kosova drejt bregdetit të Shqipërisë, ku kalohej në kolonë 1000 metra për 50 deri 60 minuta.

Në dy vendkalimet tjera kufitare, në Qafë të Prushit kalohej për 2-3  minuta e në Qafë  të Morinës për 1-2 minuta, bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Muaji gusht është arrin kulmin sa i përket hyrjes së qytetarëve të Kosovës për pushime në Shqipëri.

Në Kosovë këtë javë është mot me diell dhe me temperatura të larta deri 36 gradë Celcius. Më e rëndë paraqitet situata në Shqipëri, ku temperaturat i kalojnë 40 gradë.

Të fundit