Flash News

KRYESORE

Haradinaj i prerë ndaj kryeministres serbe: Nuk pranojmë kushte!

Haradinaj i prerë ndaj kryeministres serbe: Nuk pranojmë kushte!

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç është shprehur për mediat se nëse nuk do të hiqet taksa e Kosovës, nuk do të ketë dialog. Ajo është shprehur ndër të tjera që edhe pse BE dhe Amerika kanë ushtruar presion ende Kosova nuk po arrin marrëveshjen e arritur në Bruksel.

Pavarësisht kësaj, zyrtarë të AAK-së, partisë që drejton kryeministri Ramush Haradinaj, thonë se taksa do të vazhdojë të mbetet në fuqi dhe se nuk pranohen kurrfarë kushtesh nga Serbia, shkruan Insajderi.

Një përgjigje kjo dhe për Aleksandër Vuçiç i cili është shprehur se nëse kjo taksë nuk hiqet atëherë Serbia është e vendosur të marrë masa konkrete.

Të fundit