Flash News

KRYESORE

Heshtje për ‘ish-ministrin kampionin’, zbardhet axhenda e Ramës sot jashtë Tiranës

Ndërsa e pati cilësuar si ‘ministrin kampion’ të qeverisë së tij, kryeministri Edi Rama deri tani ka rënë në heshtje pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ndonëse në rrjetet sociale ka vijuar të jetë aktiv si çdo ditë, postimet e tij nuk kanë lidhje me çështjen që po ‘zien’ prej ditës së djeshme në media.

Nga ana tjetër, Rama ka vijuar me axhendën e tij. Sot, do të jetë në Shkodër, ku do të drejtojë Këshillin Rajonal të Veriut. Në fokus të diskutimit pritet të jetë Kongresi dhe organizimi i zgjedhjeve.

Nuk dihet ende se kur do të vijë një reagim i kryeministrit, jo pak i përmendur nga vetë Tahiri, përgjatë gjithë periudhës dy vjeçare që ish ministri ka qenë nën hetim.

Të fundit