Flash News

KRYESORE

Humbi jetën nën rrënojat e tërmetit, Rama e pranon te Rai Uno: Po, Kristi Reçi ishte e fejuara djalit tim

Kryeministri Edi Rama e ka pranuar për herë të parë publikisht se Kristi Reçi, 25-vjeçarja që humbi jetën nën rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit bashkë me familjen në Durrës ishte e fejuara e djalit të tij të madh, Greg.

I ftuar në emisionin ‘Porta a Porta’ në Rai Uno, moderatori Bruno Vespa e ka pyetur drejtpërdrejtë kryeministrin për këtë humbje.

“Po, është e vërtetë. Por më lejoni të them që duke u gjendur në këtë situatë të vecantë ky detyrim i lartë për të qenë kryeministër i një vendi që po kalon këtë tragjedi, nuk kam dashur të flas për këtë se kjo nuk është dicka që ka të bëjë me mua apo me familjen tonë, por me të gjithë.

Kjo thjeshtë e shtoi detyrimin tim të brendshëm për të bërë gjithçka se nuk gjej dallim me atyre që kanë humbur jetën”, tha Rama.

Kujtojmë se vajza ishte studente e mjekësisë në Tiranë dhe humbi jetën bashkë me familjen, babain Eduard Reçi, nëna Dolora Reçi dhe vëllai më i vogël Klaus Reçi.

Nga ana tjetër, vetë Greg ka postuar disa herë në rrjete sociale foto të Kristit dhe mesazhe lamtumire.

Të fundit