Flash News

KRYESORE

“I forti” i Bulqizës tenton të vrasë një 41 vjeçar

“I forti” i Bulqizës tenton të vrasë një 41

Një konflikt, që mendohet të ketë qenë i çastit ka përfunduar në nxjerrjen e armës nga shtetasi Alban Taçi që njihet si ‘i forti’ i Bulqizës.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Unaza e Re” dhe sipas policisë, pas zënkës, Taçi së bashku me vëllain e tij,  M.T. 32 vjeç, kanë qëlluar me armë në drejtim të makinës që drejtohej nga 41-vjeçari B. D., qe është dëmtuar lehtë në dorë.

Pasi morën dëshminë e të plagosurit, policia ka ngritur disa postblloqe për kapjen e dy vëllezërve.

Të fundit