Flash News

KRYESORE

I gjetën 3 kg kokainë me vlerë 250 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali

I gjetën 3 kg kokainë me vlerë 250 mijë euro, arrestohet i

Një shqiptar është vënë në pranga në shtetin italian, pasi iu gjetën mbi 3 kg lëndë narkotike e llojit kokainë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e shqiptarit Elton Barameta 28 vjeç droga u gjet e fshehur në një dollap, në shtëpinë ku banonte në Piacenza.

Sipas mediave italiane, droga kishte vlerë tregu 250 mijë euro dhe ishte e destinuar jo vetëm të plotësonte kërkesat e tregut në Emilia, por edhe atë të Lombardisë së Poshtme, Lodi, Kremona dhe Mantua.

Po ashtu, 28-vjeçarit shqiptar iu sekuestruan edhe 30 mijë euro dhe një automjet, pasi policia i konsideron si të ardhura të siguruara nga veprimtari kriminale.

Të fundit