Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Intervista e Euronews: “Po nënvlerësojmë zakonin e Rusisë, për të blerë politikanë në Europë”
Në Itali janë ndezur shumë polemikat mbi marrëdhëniet e rrezikshme mes Legas dhe Moskës. Në Rusi ekziston një ideologji politike që justifikon futjen e hundëve në politikën e kontinentit të vjetër. Për të kuptuar më shumë, Euronews ka biseduar me Vessela Tcherneva, zëvendës presidente e Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, e cila në lidhje me ndërhyrjet e Kremlinit pohon:
“Doktrina euroaziatike është një kombinim i gjeografisë dhe vlerave. Bëhet fjalë për vlera konservatore që magjepsin shumë njerëz. Janë vlera që përpiqen të mohojnë iluminizmin europian dhe gjithçka që Europa ka arritur, sa u përket të drejtave të njeriut, liritë e individit dhe lirinë e shtypit. Ka shumë njerëz në Kremlin, të cilët besojnë se duke ushqyer një agjendë kundër homoseksualëve, nacionaliste, një agjendë që mohon të drejtat e njeriut, kundër rregullave europiane, do ia dalin që të përçajnë Evropën dhe do ta arrijnë nga brenda”.
EURONEWS: Shumë parti kanë shfaqur një afërsi me Kremlinin dhe teoritë e tij. Çfarë duhet të bëjë Europa për t’u mbrojtur?
“Duhet që të krijojë një lloj kordoni sanitar përreth atyre politikanëve që janë shumë miqësorë me Moskën në Europë, mbi të gjitha në Parlamentin Europian dhe në institucionet europiane. Dhe të mos jemi naivë. Përgjithësisht, kush është shumë mik me Rusinë, e bën për interesa financiare”.
EURONEWS: Edhe këta politikanë që shohin nga Rusia, a e kuptojnë që kjo marrëdhënie me Moskën mund të bëhet një raport varësie?
“Jam e bindur që nënvlerësojnë zakonin e Rusisë për të blerë politikanë në Europë, dhe duke bërë kështu, zgjeron sferën e vet të influencës. Kjo taktikë po shpërblen, sepse ka shumë njerëz që mendojnë se Evropa duhet të jetë më sovrane. Që shtetet anëtare duhet të jenë më sovranë në një kontekst evropian, dhe fatkeqësisht ky është një kontekst i favorshëm për ekspansionin rus”. / Euronews. – Bota.al (përkthimi)