Flash News

KRYESORE

Ironizon ish-ministri: Fatmiri u dogj vetë me cigare si Xhisiela

Dorëheqja e Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrisë së Brendshme ka ngjallur reagime të shumta nga politika. Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një status në Facebook ironizon Xhafajn.

“Edhe Fatmiri reagon si Xhisiela.

“U dogja vetë me cigare”, shkruan Manjani.

Kujtojmë që Xhisiela Maloku, vajza e cila u dhunua nga djali i deputetit Rrahman Rraja, për të mbrojtur ish të dashurin deklaroi se ka djegur veten vet me cigare.

Ndërsa Xhafaj në një reagim në Twitter sa i përket dorëheqjes u shpreh: "I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në principe dhe vlera njerëzore e institucionale. Ajo është tërësisht respekt për veten, e për këto standarde të shenjta për mua”.

Të fundit