Flash News

KRYESORE

Ish ministri i Rendit Poçi tregon se banda e Lushnjës donte që ta eliminonte

Ish ministri i Rendit Poçi tregon se banda e Lushnjës donte që

Spartak Poçi deklaroi se në vitin 2000, kur ai kryente detyrën e Ministrit të Rendit, mori informacione se banda e Lushnjës donte që ta eliminonte.

“Patjetër ka pasur plane, jo vetëm nga banda e Lushnjës, por edhe nga qarqe të tjera kriminale. Më shumë kanë qenë presione të padukshme që u konkretizuan edhe në finale në largimin tim nga kjo detyrë”, tha Poçi në “Top Story”.

Ai madje dyshon se në largimin tij nga puna, ndikoi pikërisht Banda e Lushnjës.

“Ajo që të bën të mendosh se disa anëtarë të bandës e dinin që unë do lëvizja, edhe ky ishte pak a shumë një e dhënë e pakëndshme. Dhe ajo që ra më shumë në sy me ikjen time ministri që erdhi pas meje filloi pastrimet, po për të hequr njerëzit e Pocit”.

Poçi shtoi se rreth 20 vite më parë, po përgatitej një operacion për të goditur aktivitetet ekonomike dhe kriminale të krimit të lidhur me politikën.

“Unë jam shkarkuar, shkarkuar..transferuar në një detyrë tjetër në 7 nëntor, kurse në 8 nëntor ishte planifikuar të niste aksioni i madh i goditjes trafiqeve, i koordinuar me disa vende jo ballkanike, madje e dija dy ditë përpara që nuk do zhvillohej”.

Të fundit