Flash News

KRYESORE

Ish-polici grek mohon përfshirjen në vrasjen e Kasmit: Erdha për gjueti në Shqipëri

Ish-polici grek mohon përfshirjen në vrasjen e Kasmit: Erdha për

Ish-polici grek, Efthimios Efthimiu  ka deklaruar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda se nuk ka lidhje me vrasjen e Devi Kasmit.

Ish-efektivi i forcave Speciale greke tha se në Shqipëri kishte ardhur për gjueti, pasi ai dhe miku i tij janë të apasionuar pas gjuetisë.

I dyshuar si personi që vrau Kasmin, pati ankesa për mënyrën se si transportohet nga paraburgimi në gjykatë, ndërsa tha se ndihej i pasigurt për jetën.

Kujtojmë që Devi Kasmi u vra  në janar të 2018 në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë.

Nën akuzë për vrasjen në kuadër të grupit të strukturuar kriminal janë vënë ish-speciali grek Efthimios Efthimiu si ekzekutori i Kasmit, Aurel Hoxhallari, Altin Hoxhallari, Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini.

Organi i akuzës në hetimet e kryera për çështjen ka arritur në përfundimin se shtetasit e mësipërm njihen me njëri-tjetrin dhe kanë planifikuar vrasjen prej disa muaj para se ta ekzekutonin mbrëmjen e 29 janarit 2018.

Të fundit