Flash News

KRYESORE

Ish presidenti i KE-së Juncker: Pa mua Greqia do të ishte jashtë eurozonës

Ish presidenti i KE-së Juncker: Pa mua Greqia do të ishte jashtë

Ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, deklaroi se falë tij Greqia vazhdon që të jetë pjesë e eurozonës. Nëse ai nuk do të kishte ndërhyrë në 2015-ën për të qetësuar tensionet midis Athinës dhe vendeve të tjera anëtare, atëherë shteti do të kishte dalë nga unioni.

“Unë me të vërtetë mendoj, duke lënë mënjanë modestinë, se pa mua Greqia do ta kishte lënë Eurozonën në 2015”, tha ai në një intervistë për “Kathimerinin”, duke shtuar se presioni ishte “i madh” nga “më shumë se një qeveri” për ta lënë Greqinë të ikte.

Juncker tregoi se atëherë mbizotëronte ideja mes vendeve anëtare që Greqia të kalonte “ca kohë jashtë zonës euro”.

“Por në momentin që del jashtë, ke dalë njëherë e përgjithmonë“, shtoi ai.

Sa i përket marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit për të zgjidhur përplasjet dhjetëvjeçare për emrin e Maqedonisë së Veriut, Juncker kujton se i tha Tsipras-it se sa i rëndësishëm do të ishte një zhvillim i tillë për tërë Evropën.

Të fundit