Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Itali/ Në pranga 28 vjeçari shqiptar, u kap me 3.5 kile kokainë (video)
Një i ri shqiptar 28 vjeç u arrestua nga policia italiane pas hetimeve të kryera, ku ai rezultonte si furnizues me lëndë narkotike. Për karabinierët italianë, Elton Abrameta ishte në ndër figurat kryesore në Reggio Emilia që merrej me trafikimin e drogërave të forta dhe shpërndarjen te shitësit e tjerë më të vegjël. Ai jetonte në Itali me dokumente të rregullta në Bergamo dhe nuk ishte dënuar më parë.
Por pas hetimeve të kryera ai u arrestua në Piacenza, ndërsa policia kishte marrë informacione për lidhjet e tij me shpërndarësit e tjerë të kokainës. Në apartamentin që mbante, policia gjeti një një dollap 3.5 kile kokainë, ndërsa 30.400 euro të tjera u gjetën të fshehura poshtë krevatit. sipas hetuesve kokaina në treg e “prerë” kap shifrën e rreth 450mijë eurove.
Për karabinierët ishte e sofistikuar edhe mënyra se si 28 vjeçari transportonte drogën. Ai e fshihte atë nëpër xhepa të krijuar në kroskot. “Reggio Sera” shkruan se roli i shqiptarëve në zonën e Reggio Emilia-s dhe në veri të Italisë vazhdon që të rritet sa i përket furnizimit me lëndë narkotike të shpërndarësve më të vegjël. Kokaina vjen nga Spanja, ku ka grupe shqiptarësh të vendosur, si edhe nga Holanda, ndërkohë që kanabisi transportohet nga Shqipëria.