Flash News

KRYESORE

Iu sekuestruan 750 mijë euro pasuri në Durrës, ky është ‘dentisti’ italian, anëtari i Camorra-s dhe porositës i një vrasjeje  

Iu sekuestruan 750 mijë euro pasuri në Durrës, ky është

Policia njoftoi se një shtetasi italian me leje qëndrimi në Shqipëri prej 2012-ës iu sekuestrua pasuria prej 750 mijë eurosh në Durrës.

Bëhet fjalë për italianin Ferdinando Muollo, 56 vjeç, i dënuar me 8 vite burg në Itali, si pjesë e konflikteve mes klaneve kriminale Camorra në zonën e Napolit dhe porositës i një vrasjeje (ndaj ortakut të tij dentist në Itali).

Shkak për sekuestron është fakti se dyshohet se pasuritë e italianit rrjedhin nga veprimtaria kriminale, biznese si 5 apartamente banimi, me sipërfaqe 413.8 m2; 13 garazhe me sipërfaqe 622.7 m2; 1 automjet me vlerë 40 000 Euro; afro 10 000 euro llogari bankare.

Ky aksion vjen pas hetimeve prej afro 18 muajsh, në bashkëpunim e nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, strukturat hetimore të Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale seksioni i Durrësit, si dhe bashkëpunimit Prokurorisë së Durrësit dhe të Napolit.

Prokuroria e Napolit, në përgjigje të kërkesës për asistencë ligjore të Prokurorisë Durrës, konfirmoi se shtetasi Italian F. M., 56 vjeç, lindur në Itali dhe banues në lagjen nr. 13, në Plazh Durrës, me shtetësi dhe kombësi Italiane është i dënuar nga autoritetet e drejtësisë italiane, si pjesë e klaneve kamorriste.

Muollo ishte me leje qëndrimi në Shqipëri dhe ushtronte aktivitetin tregtar si:

Në vitin 2012 ka regjistruar shoqërinë sh.p.k, me objekt prodhimi dhe tregtimi i medikamenteve dhe pajisjeve dentare, në Tiranë, me 50 % të aksioneve në pronësi të tij.

Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt prodhimi dhe tregtimi i pajisjeve mjekësore-kirurgjikale për larje dhe dezinfektim ambientesh, ku 45 % të kuotave i posedon F.M.

Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt laboratorë dentare, ku F. M. ka 30 % të kuotave.

Të fundit