Flash News

KRYESORE

“Jam Çani: Më jep lekët ose do bëj publike shkeljet e biznesit”; si u keqpërdor emri i gazetarit

“Jam Çani: Më jep lekët ose do bëj publike shkeljet

Emri i drejtuesit të emisionit ‘Zonë e Lirë’, Arjan Çani, është keqpërdorur nga një person për të gjobitur bizneset në Shqipëri. Sipas emisionit ‘Top Story’, Çani është cënuar shpesh nga vjedhja e identitetit nga persona që kërkojnë për të përfituar ekonomikisht.

Pak kohë më parë, një person prezantohej në biznese të ndryshme si “Çani”. Ai kërkonte shpërblime të ndryshme monetare, ose në të kundërt i kërcënonte se do të bënte publike shkeljet ligjore të bizneseve.

Nuk dihet se sa është numri i bizneseve që janë mashtruar, por personi u arrit të zbulohej shumë shpejt. Nga ana e gazetarit Çani nuk u bë denoncim për keqpërdorimin e të dhënave perosnale të tij, që në fakt ka qenë fenomen i përsëritur në forma të ndryshme.

Të fundit