Flash News

KRYESORE

"Janë të njëjtët hallexhinj që po vuajnë sot, të cilëve qeveria u pagoi udhëtimin dhe strehimin në 2013-ën"

"Janë të njëjtët hallexhinj që po vuajnë sot,

Zyrtari i PD-së në Durrës, Petro Vokopola përmes një postimi në profilin e tij në Facebook flet për situatën e krijuar në Kakavijë duke bërë një krahasim me vitin 2013.

Në dy foto paralele, nga 2013 dhe sot, Vokopoli bën krahasimin e po të njëjtëve emigrantë të cilët respektoheshin atëherë sepse do votonin dhe se si trajtohen sot - prej disa ditësh në radhë për të kaluar në shtetin helen.

"Në 2013, të pafund ishin autobusët e ardhur nga Greqia me emigrantët shqiptare. Rilindja ju paguante udhëtimin dhe strehimin. Ishin po këta hallexhinj që sot po vuajnë dhe që u gënjyen që do të hanin me "lugë floriri" dhe që sollën ndryshimin e ekuilibrave në atë kohë të se mirës me të keqen në këtë vend. Koka bën koka pëson. E njëjta situatë me shqiptarët brenda Shqipërisë, i votuan dhe ju prishen shtëpitë dhe nuk i paguan. Keqardhje!!!"- shkruan Vokopola në Facebook.

Të fundit