Jonida Shehu largohet nga “Pasdite në Top Channel”: U ndjeva e papërshtatshme, vendim i pakthyeshëm

Jonida Shehu është një nga gazetaret më të dashura të publikut shqiptar,  së fundmi moderatore e “Pasdite në  Top Channel”. 

Por sipas informacioneve Jonida është larguar përfundimisht nga ky emision që ditën e premte dhe ky është një vendim që sipas saj nuk do të ketë kthim pas.

E kontaktuar nga “Panorama” ajo u shpreh: Jam larguar që të premten. U ndjeva e papërshtatshme për të vazhduar punën aty. Ky vendim është i pakthyeshëm”. Ditën e sotme Jonida nuk do të shfaqet më në “Padite në Top Channel”, ndërkohë mbetet për t’u parë se ku do të zgjedhe të bëjë daljen e radhës.