Flash News

KRYESORE

Ju refuzua kërkesa për azil në Francë, riatdhesohen 109 shtetas shqiptar

Ju refuzua kërkesa për azil në Francë, riatdhesohen 109

Operacionet e riatdhesimit vullnetar të shtetasve që kanë kërkuar azil në një nga vendet e hapësirës Schengen, kanë vijuar duke riatdhesuar 109 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë.

Këtyre shtetasve u ishte  refuzuar dhënia e azilit dhe për këtë arsye ata kanë kërkuar që të kthehen vullnetarisht në Shqipëri.

Dy ditë më parë u riatdhesuan vullnetarisht nga Franca edhe 110 shtetas të tjerë të cilëve gjithashtu iu ishte refuzuar dhënia e azilit.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë se shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero dhe në këtë kontekst çdo shtetas shqiptar duhet të respektojë me rigorozitet rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen.

Të fundit