
Flash News
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
Alarm për bombë, Policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
Kefalogiannis: Ç'ndodh nëse ndajmë Shqipërinë nga Maqedonia dhe 'pengjet' në marrdhëniet Athinë-Tiranë
i deputet grek ai ka përmendur edhe problemet në marrdhëniet dypalëshe si problemin e pronave, por edhe përcaktimin e Zonës së Lirë Ekonomike mes dy vendeve.

Manolis Kefalogiannis, kryetari i ri i Delegacionit të Parlamentit Europian për Komitetin e Stabilizim- Associmit, në një intervistë për European Western Balkans ka folur për detyrat e Shqipërisë, deri në maj 2020, duke theksuar nevojën se vendi nuk duhet të shmanget nga rruga e antarësimit.
Ai është anëtar i Nea Demokracisë, së kryeministrit grek Micotaqis dhe pjesë e partive Popullore Europanë në PE dhe, si deputet grek ai ka përmendur edhe problemet në marrdhëniet dypalëshe si problemin e pronave, por edhe përcaktimin e Zonës së Lirë Ekonomike mes dy vendeve.
A besoni se rezoluta e miratuar së fundmi e Parlamentit Europian për procesin e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ndikojë te liderët e shteteve anëtare të BE për të ndryshuar vendimin e tyre për këtë çështje?
Manolis Kefalogiannis: Vendimi për fillimin e procesit të antarësimit është shtyrë, ai është caktuar për majin e vitit 2020. Megjithatë, kjo është diçka që nuk duhet të zhgënjejë dy vendet kandidate dhe njerëzit e tyre. Ata duhet të vazhdojnë me përpjekjet e tyre për të përfunduar intensivisht të gjitha reformat e nevojshme pa devijuar nga orientimi i tyre europian dhe e ardhmja e tyre europiane. Greqia gjithmonë ka pranuar që në rrethana të caktuara Bashkimi Europian të mund të fillojë procesin e pranimit i cili përfundimisht do të çonte në hyrjen e tyre në familjen e madhe europiane. Kjo është diçka që do të kontribuojë në stabilitetin dhe paqen në zonën e Ballkanit e cila ka përjetuar kaq shumë turbullira gjatë shekujve.
Debati plenar javën e kaluar tregoi se grupi i Renew Europe (Europa e Përtërirë) është, në të vërtetë, mjaft i ndarë në çështjen e negociatave të pranimit. A është e saktë të thuhet se kjo nuk është rasti me Partinë Popullore Europiane?
MK: Bashkimi Europian duhet të përballet me dy sfida në pesë vitet e ardhshme, thellimin dhe zgjerimin. Unë me të vërtetë besoj se mund të bëjmë hapa të mëdhenj në të dy fushat. Në Samitin e fundit Europian, Presidenti Francez Emmanuel Macron, ka qenë paksa ngurrues për Zgjerimin, duke u përqendruar më shumë te thellimi, mbase për shkak të Brexit. Mbretëria e Bashkuar padyshim ka kontribuar në një Europë të lirë, kështuqë Brexit është një humbje e madhe për të gjithë ne që besojmë në idealin europian.
Sidoqoftë, Europa është vendi i dialogut krijues dhe kompromisit, kështu që unë sinqerisht shpresoj se deri në majin e ardhshëm çdo kundërshtim nga Franca do të jetë fshirë dhe procesi i pranimit të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor do të fillojë.
A besoni se shkëputja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria herën tjetër që KE vendos për këtë çështje do të ishte një ide e mirë, nëse kompromisi është më i lehtë për t'u arritur në atë mënyrë?
MK: Unë mendoj se çdo shkëputje e tillë do të dërgonte mesazhin e gabuar. Do të krijonte më shumë probleme sesa ato që me gjasë do të zgjidheshin. Dhe do të krijonte më shumë probleme me stabilitetin politik në Shqipëri dhe përfundimisht një diskurs anti-europian si me liderët shqiptarë, ashtu edhe me shoqërinë, e cila do të kuptonte se përpjekjet e tyre janë shpërfillur.
Bashkimi Europian duhet të marrë një vendim jo se sa vende do të hyjnë dhe as se sa proceset e pranimit do të ndryshojnë në tërësi. Bashkimi Europian duhet në të njëjtën kohë të jetë në gjendje të pranojë vende të reja, si dhe të punojë drejt unifikimit të tij. Ky bashkim do të thotë që Europa ka një zë, një vendim, një politikë të përbashkët në çdo fushë: në politikë, në ekonomi, në punët e jashtme, në çështje të sigurisë dhe terrorizmit, në mbrojtjen e kufijve.
Cilat çështje do të vendosni me përparësi si Shefi i Delegacionit të PE në Komitetin e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri?
Bisedimet e pranimit me Shqipërinë do të kontribuojnë në thelb në forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vendin fqinj. Çështjet me të cilat Bashkimi Europian po përballet sot me Shqipërinë kanë të bëjnë me përmirësimin e sistemit ligjor dhe institucional drejt forcimit të transparencës dhe luftës kundër krimit të organizuar sepse ato çështje janë jetike për jetën e përditshme të qytetarëve.
Përfundimi i reformës në sistemin gjyqësor është një kërkesë themelore e qytetarëve. Eshtë gjithashtu një parakusht për të rifituar besimin në sundimin e ligjit, në institucionet publike dhe politikanët. Ndërkohë, masa dhe veprime të fuqishme janë të nevojshme për të tkurrur rrjetet kriminale të përfshira në veprimtari të paligjshme.
Shqipëria duhet të tregojë respekt të plotë për të drejtat sovrane të fqinjëve, të të drejtave të njeriut dhe të të drejtave të minoriteteve. Çdo vend nën procesin e pranimit në Bashkimin Europian duhet të përputhet me kriteret e Kopenhagës.
Situata e brendshme politike në Shqipëri, brenda dhe jashtë parlamentit, është karakterizuar si e polarizuar nga Raporti i Komisionit Europian. A ka diçka që Parlamenti Europian mund të bëjë për të ndihmuar palët të arrijnë një kompromis?
Aderimi në Bashkimin Europian duhet të jetë një qëllim kombëtar për Shqipërinë dhe jo një qëllim për njërën ose tjetrën parti politike. Ai gjithashtu duhet të konsiderohet si një platformë e pajtimit midis partive politike. Raporti i Komisionit Europian nënvizon saktësisht këtë fakt, dhe me keqardhje. Unë shpreh sigurinë time që përpara qëllimit të përbashkët, ata të gjithë do të lënë mënjanë interesat e tyre dhe do të përqendrohen në të mirën e përbashkët, aderimin europian të vendit.
Si e vlerësoni gjendjen e marrëdhënieve bilaterale të Shqipërisë me fqinjët e saj? A ka ndonjë çështje të hapur që mund të komplikojë procesin e pranimit në BE?
MK: Siç e përmenda në fillim, vendi im është në favor të negociatave të pranimit me vendet e Ballkanit Perëndimor për aq sa plotësohen terma dhe kushte të caktuara. Ne zgjedhim një strategji pranimi "clean ëay". Për Shqipërinë, respektimi i plotë i të drejtave të sovranitetit të vendeve fqinje, i të drejtave të pakicave - si i minoritetit kombëtar grek, i së drejtës së vetëvendosjes dhe zgjedhjes së lirë të identitetit fetar dhe respektimit të pronave personale për të cilat Kryeministri shqiptar Edi Rama u pajtua gjatë vizitës së tij të fundit në Athinë dhe takimit të tij zyrtar me Kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotakis.
Sigurisht që ka çështje bilaterale që duhet të zgjidhen, siç është përcaktimi i Zonës Ekonomike Ekskluzive të të dy vendeve.
*Përkthimi: Politiko.al
Të fundit


Kuko e PS: Çfarë ka Zelenskyy më shumë se Zegjineja?
5 Korrik 2025, 18:45
Shqiptari rrezikon të mbytet në ujërat e lumit Piave në Itali
5 Korrik 2025, 18:22
Paqe fiskale, por me kosto
5 Korrik 2025, 18:00
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00

Këto zakone të pasdites shpesh sabotojnë humbjen e peshës
4 Korrik 2025, 19:39
Ish-lojtari i Arsenalit, Thomas Partey akuzohet për p*rdhunim
4 Korrik 2025, 19:24
Zhduket pa gjurmë çobani në Delvinë
4 Korrik 2025, 19:14
LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
4 Korrik 2025, 19:01
Bardho i la mandatin Zegjinesë/ anëtari i KAS: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor
4 Korrik 2025, 19:01

The New York Times: Shqipëria nën tymin e shkaktuar nga masakra mjedisore në Elbasan
4 Korrik 2025, 18:08
Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!
4 Korrik 2025, 18:00



Italia ashpërson rregullat për qarkullimin e monopatinave
4 Korrik 2025, 17:20

E pazakontë për kohën, mjegulla e dendur mbulon bregdetin e Vlorës
4 Korrik 2025, 16:48


Aksident në aksin Shkodër -Lezhë, një i vdekur e 3 të plagosur
4 Korrik 2025, 16:14
Shqipëria me më pak kërkesa për azil dhe shtetësi shqiptare në 2024
4 Korrik 2025, 16:06
Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”
4 Korrik 2025, 15:55
Shqipëria e fundit për cilësinë e jetesës, PD: Qeveria teknike është zgjidhja!
4 Korrik 2025, 15:42
Nico Williams i thotë “Jo” Barcelonës, firmos me Athletic Club deri në 2035
4 Korrik 2025, 15:33
Zjarret në vend, katër vatra vijojnë të jenë ende aktive, si paraqitet situata
4 Korrik 2025, 15:24

Vera sjell ndryshime të mëdha për këto 4 shenja të horoskopit
4 Korrik 2025, 15:00

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, dy të plagosur rëndë
4 Korrik 2025, 14:37
Kur qeveria del në terren… për problemet që i krijoi vetë
4 Korrik 2025, 14:19
GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për kreun e KPP
4 Korrik 2025, 13:58
Kush do ta zëvendësojë Ilir Metën dhe do marrë drejtimin e PL-së?
4 Korrik 2025, 13:50
Berisha: Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë, një akt tjetër i ‘kokave të turkut’
4 Korrik 2025, 13:41




Librazhd/ Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu konsumon pesticide
4 Korrik 2025, 13:05

Përplasje në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn, nxirret nga salla
4 Korrik 2025, 12:42

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
4 Korrik 2025, 12:23

Zjarret në vend/ 21 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive
4 Korrik 2025, 12:00
BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua
4 Korrik 2025, 11:50
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet
4 Korrik 2025, 11:40

Gara për kreun e BKH, faza e tretë më 11 korrik
4 Korrik 2025, 11:20

Frazat toksike që tregojnë se marrëdhënia juaj është në telashe
4 Korrik 2025, 11:00
