Flash News

KRYESORE

Kënga e Xhensilës dhe Adrianit numër #1 trend në Zvicër

Kënga e Xhensilës dhe Adrianit numër #1 trend në Zvicër
Disa ditë më parë Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj u rikthyen me një tjetër bashkëpunim të suksesshëm. "Panorama" është bashkëpunimi i tyre i dytë pas suksesit të "Çika Çika", vitin e shkuar. Bashkëpunimi i tyre i dytë ka arritur rreth 4 milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’ dhe është trend në shumë shtete të Europës por duket se në Zvicër është pëlqyer shumë pasi është kthyer në numër #1 trend në Youtube. Ardian Bujupi nuk e ka fshehur gëzimin e një momenti të tillë duke etiketuar dhe Xhensilën. Me siguri dyshja e artistëve duhet të jenë shumë të lumtur për këtë sukses të radhës. Kujtojmë se bashkëpunimi i parë i tyre, me titull ‘Çika çika’ numëron 104 milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’.
 
View this post on Instagram
 

🇨🇭#1 🤯❤️ @xhensilamyrtezaj

A post shared by Ardian Bujupi (@ardianbujupi) on

Të fundit